Tuesday , November 13 2018
Home / Kombetarja / Xhaka tregon temperamentin e shqiptarit në korridoret e stadiumit, kapet me gazetarët

Xhaka tregon temperamentin e shqiptarit në korridoret e stadiumit, kapet me gazetarët

Sezoni i Baselit nuk ka qenë dhe nuk është aspak pozitiv. Gjigantët e Zvicrës e shohin veten në vendin e dytë dhe janë të pafuqishëm për të rivalizuar me Young Boys-at. Kryesuesit e kampionatit zviceran kanë 34 pikë, 11 më shumë se ekipi i Taulant Xhakës dhe një takim më pak. E shtuna ka qenë shumë e vështirë për Baselin, pasi humbi jashtë fushe me një rival direkt siç është Thun.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Skuadra e mesfushorit shqiptar u mposht 4-2. Xhaka luajti nga minuta e parë, por si mbrojtës qendre dhe Albian Ajeti ishte titullar. Takimi nisi mjaft mirë për miqtë që shënuan dy herë, një nga autorët e golave ishte sulmuesi me origjinë shqiptare, Ajeti. Në pjesën e dytë u kthye dhe rezultatin dhe portieri Omlin u detyrua të nxirrte topin 4 herë nga rrjeta.

Skuadra e Baselit pretendon se në rezultatin e ndeshjes ndikuan dhe gjyqtarët e takimit që favorizuan vendasit. Kjo ka ngjallur shumë irritim te lojtarët. Pas ndeshjes, Taulant Xhaka dhe Fabian Frei kanë qenë shumë të nervozuar. Senatorët e Baselit kanë debatuar me gazetarët. Ata u janë drejtuar atyre: “Çfarë do të shkruani tani për Baselin? Çfarë do të shkruani?“. Është dashur ndërhyrja e një lojtari të tretë për të qetësuar situatën e nxehtë në korridoret e stadiumit të Thun-it.



Source link

Check Also

Kombëtares po i ndërrohen gjeneratat, na duhet kohë

Nga Durrësi, ku është e grumbulluar kombëtarja jonë kuqezi, kanë dalë në konferencë për shtyp …

%d bloggers like this: