Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Velanovski: Të jeni në gjendje gatishmërie, mos lejoni që të ulen në vendin tim

Velanovski: Të jeni në gjendje gatishmërie, mos lejoni që të ulen në vendin tim

Me prezantimin e SMS porosive sot në Gjykatën Penale vazhdoi seanca për “27 prillin”. Të parat u prezantuan SMS porosit e marra nga telefoni i ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski,. Këto porosi përfshijnë periudhën shkurt-maj të viti 2017.

“Më 27 prill në ora 17:48 minuta Trajko Veljnaovski dërgon porosi deri të Goran Gjoshevski me këtë përmbajtje: “Të jeni në gjendje gatishmërie”. Gjoshevski në 17:49 dërgon SMS porosi me përmbajtje “po” dhe më vonë edhe një porosi tjetër “të gjithë e dine, edhe nga MPB-ja”. Në 18:04 Veljanoski I dërgon porosi “thuaju të hyjnë brenda dy persona dhe të mos lejojnë të ulen në vendin tim”.

Ndërkohë nga komunikimi përmes viberit shihet se si Veljanoski pranon porosi nga deputeti Dimitar Stevanxhija me përmbajtje: “si qëndron puna”, pas çka Veljanoski I kthen përgjigje. “Po përgatitemi. Të paçrënjosurit presin udhëzime. Më e rëndësishmja është se jemi gati”.

Në seancat paraprake janë parë incizime nga kamerat e sigurisë, si dhe incizime nga telefonat celular të të akuzuarve. Këto incizime, si dhe mesazhet janë pjesë e dëshmive të cilat prokuroria i posedon kundër personave të akuzuar.

Huazuar nga

Check Also

Arrihet marrëveshje për parkimin në Qendrën Klinike –

14 Dhjetor 2018 / 14:50 Sindikata e Qendrës Klinike do të pezullojë protestën deri më …

%d bloggers like this: