Wednesday , November 14 2018
Home / Sport / U shty nga rrebeshi, Wanda Nara aktivizon stuhinë para Super Klasikes së Argjentinës

U shty nga rrebeshi, Wanda Nara aktivizon stuhinë para Super Klasikes së Argjentinës

Ndryshe nga Mauro Icardi, Wanda Nara preferon të mbajë anë, madje ta bëjë këtë gjë publikisht në prag të Super Klasikes tashmë të shtyrë për të dielën, mes Boca Juniors dhe River Plate në finalen e Copa Libertadores. Këtë gjë bjondja seksi e ka njoftuar në mënyrën e saj, përmes disa fotove të publikuara në profilin e vet në “Instagram”.

Wanda 2_e

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Nën foton e parë të publikuar, ku ajo shfaqet me fanellën e përfaqësueses së argjentinës, showgirl shkroi diçiturën: “Pse kjo është e jona? Nesër do t’i dëshmojmë botës Klasiken që dridh Argjentinë!”. Por Wanda vijoi më pas duke publikuar nga një foto me fanellën e secilës prej dy skuadrave të kësaj sfide fantastike. E para: Me fanellën e Boca Juniors, Wanda bëri homazhe miqëve dhe të afërmve që do të bëjnë tifo për Xeneizes. Menaxherja e kapitenit dhe bomberit të Inter shkroi: “Nesër luhet Klasikja… Për familjen time dhe më miqtë e mi të Boca”.

Wanda_e

Në përfundim, skuadra e zemrës së saj. Wanda është sportive, por nuk fsheh ashurinë e saj për River Plate. Në fakt argjentinasja bukuroshe shkroi në foton me fanellën e River: “Për zemrën time”.

 



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: