Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Turneu edukativ “Nëpër gjurmët e çlirimtarëve” në nder të Ditës së çlirimit të Shkupit

Turneu edukativ “Nëpër gjurmët e çlirimtarëve” në nder të Ditës së çlirimit të Shkupit

Në nder të 13 Nëntorit – Ditës së çlirimit të Shkupit sot u mbajt turne edukative falas “Nëpër gjurmët e çlirimtarëve”, në të cilin qytetarët kishin mundësi të njoftohen me ngjarjet dhe lokacionet kyçe të lidhura me çlirimin e qytetit para 74 viteve.

Vendi i mbledhjes për pjesëmarrësit në turne ishte para Muzeut të punëtorive ilegale për armë, në kejin e lumit Vardar, ndërsa përmes ngjarjeve historike të lidhura me çlirimin e Shkupit qytetarët i udhëhiqte Boban Gjorgjievski, profesor i historisë në SHMQSH “Koço Racin”. Qytetarët e pranishëm kishin mundësi ta shikojnë muzeun e vendosur në punëtorinë e dikurshme të elektro-mekanikut Serafim Vidovski ku është formuar punëtoria e parë ilegale për armë në qytet, e cila ka punuar nga fillimi i gushtit deri më 4 dhjetor të vitit 1941, dhe të diskutojnë për rëndësinë e këtij objekti, për eksponatet e ekspozuara dhe për idenë për liri.

Turneu edukativ përfundoi para Përmendores së çlirimtarëve para Qeverisë së republikës së Maqedonisë ku u fol për ngjarjet e lidhur me pushtimin e Gjimnazit të dikurshëm të femrave.

Turne i këtillë edukative do të mbahet edhe nesër për qytetarët, ndërsa të hënën dhe të martën turneu edukativ do të jetë për nxënësit nga shkollat e mesme të qytetit.

Huazuar nga

Check Also

Roth thumbon Hungarinë për ikjen e Gruevskit

Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Gjermani Michael Roth …

%d bloggers like this: