Tuesday , November 13 2018
Home / Sport / Tronditet Borussia, titullari nuk ia del të jetë gati për sfidën me Bayern

Tronditet Borussia, titullari nuk ia del të jetë gati për sfidën me Bayern

Dëmtimi i pësuar në Champions League ndaj Atletico Madrid mesa duket ka qenë më i rëndë sesa dukej.

Portieri i Borussia Dortmund Roman Burki, sipas Bild, nuk do të jetë në gjendje të luajë ndaj Bayern Munich.

Arsyeja është përplasja e frikshme me sulmuesin e Atletico-s Nicola Kalinic, që i ka dëmtuar rëndë kofshën.

Zvicerani nuk u stërvit me grupin  ditën e enjte. Gjithsesi trajneri Lucien Favre ishte shprehur optimist për rikthimin e portierit.

Por Burki mungoi edhe në stërvitjen e fundit ditën e premte. Dhe vendimi përfundimtar për lënien jashtë të portierit është marrë ditën e shtunë.

Një lajm i rëndë për Dortmund, pasi portieri ishte duke kaluar momentin më të mirë të karrierës. Për momentin ai është portieri më i mirë në Bundesliga.



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: