Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Tallagjare që s’të ndahet

Tallagjare që s’të ndahet

“Lufta” e fjalëve mes kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi, vazhdon.

Pas deklaratave se Dako do e padiste për shpifje deputeten, Vokshi u shpreh se “nuk të shpëtonin kërcënimet me padi”.

Por tani ka ardhur një tjetë kundërpërgjigje e kryebashkiakut të Durrësit. Në një status në Facebook ai shkruan “se Vokshi është dhe sic e tregojne, tallagjare që s’i ndahet tjetrit”

Statusi i plotë

Shih shih, më qenka pergjigjur Albana Vokshi bo bo bo!.. Tamam siç është dhe sic e tregojne, tallagjare që s’i ndahet tjetrit.. Bërtet fort dosja thotë! Po shumë mirë, hajde në gjyq të të shohin edhe gjykatësit kur të bërtasësh fort! Vetëm për kërcënim mos akuzo se kjo nuk pranohet. Padia është qytetari jo kërcënim. Kollaj të bërtasësh fort kur s’ke gjykatësin mbi kokë, po hajde ta shofim njëherë sa do bërtasesh kur të jesh në këmbë atje.

Huazuar nga

Check Also

Vlora dhe Laçi në ‘kthetrat’ e maskave!

TIRANE Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ dy ngjarje në …

%d bloggers like this: