Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Spasovski nuk ndjehet fajtorë për “ikjen” e Gruevskit –

Spasovski nuk ndjehet fajtorë për “ikjen” e Gruevskit –

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk po mendon për dorëheqje pasi që policia dështoi disa herë në përpjekje për ta gjetur ish kryeministrin e dënuar, Nikolla Gruevski.Sipas Spasovskit përgjegjësinë duhet ta merr Gjykata, për shkak se nuk caktoi masën e paraburgimit.

Unë mendoj për përgjegjësinë e atyre që nuk përcaktojnë paraburgim për ata që mund të ikin. Imagjinoni jepet paraburgim për vjedhje të rëndë, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon me urdhër të gjykatës. Ekzistojnë masa të sigurisë, dhe ato vinë nga nga gjykata. Ne do të marrim informacione, do ta kapim këtë person. Por nuk bëhet fjalë vetëm për Gruevskin, por për të gjithë personat. Kodi Penale tregon se si duhet të trajtohen këta persona. Unë mendoj se nëse vazhdojmë me komunikata në kundërshtim me Ligjin si më parë, do të kemi probleme serioze”-  tha Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Huazuar nga

Check Also

24 vjet nga themelimi i UT-së

Pas homazheve tek varrezat e qytetit, delegacioni i njëjtë ka bërë homazhe dhe ka vendosur …

%d bloggers like this: