Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / SPASOVSKI FAJËSON GJYKATËN PËR ARRATISJEN E GRUEVSKIT (VIDEO)

SPASOVSKI FAJËSON GJYKATËN PËR ARRATISJEN E GRUEVSKIT (VIDEO)

Policia nuk kishte të drejtë pa pasur akt vendim të pengojë lirinë e Gruevskit, e as që t’i afrohet atij, të ndjek ose të merr ndonjë masë tjetër. Për këtë duhet të ekzistojnë urdhra gjyqësore, kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur pyetjes se tek kush është faji që Gruevski ende nuk është gjetur.

Para se Gruevski të publikonte në profilin e tij në Facebook se ndodhet në Hungari, Zaev tha se nuk e dinte nëse bëhej fjalë për arrati ose jo, megjithatë ai nënvizoi se tanimë ekzistonte urdhër për arrest dhe tha se pret  që institucionet ta kryejnë punën pa qenë të dëmtuara të drejtat e tij njerëzore dhe pa shkelje të procedurave gjyqësore. Zaev ishte decid se Qeveria nuk ka qëllim që të përzihet në punën e gjykatave.

Zoran Zaev, kryeministër

“Së pari nuk e dijmë nëse bëhet fjalë për arrati ose jo. Duhet ta vërtetojmë atë, ta konstatojmë, ndërsa ajo konstatohet me konstatim të qartë dhe preciz, se është jashtë shtetit. Ta lëmë që shërbimet të punojmë, nuk mund të them përgjigje, sepse të gjitha institucionet veprojnë njësoj siç është vepruar deri më tani dhe siç është vepruar ndaj secilit qytetar. Absolutisht dhe skajshmërisht është ofenduese, pas gjithë këtyre proceseve të mos i jepet përsëri shansë proceseve gjyqësore në shtet, të besojmë në gjyqësor, të besojmë tek Ministria e Brendshme, ta bëjnë punën e tyre. E shihni edhe dikush që më herët ka ikur, ose është kthyer ose e dijmë se ku janë. Më herët ose më vonë do të ekstardohen, ose të kthehen prapa në Maqedoni. Flas për dy bashkëqytetarët tanë që ikën në Greqi, nuk ka ikje. Komunikojmë me Qeverinë dhe me institucionet e sistemit ajo do të ndodhë

Edhe Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se Qeveria nuk mund të përzihet në pushtetin gjyqësor. Ajo tha se do të kishte kritika të ashpra nëse MPB do të reagonte pa pasur urdhër zyrtar, megjithatë , ajo pyetet se përse duhej 3 ditë kohë që urdhëri nga Gjykata të arrijë tek Ministria e Punëve të Brendshme.

Radmilla Shekerinska, ministre e Mbrojtjes

“Është fakt se i gjithë opinioni pret përgjegjësi, vërtetë do të parashtrohet pyetja se si lehtë, instanca të caktuara të gjykatave vendosin paraburgime për shumë vepra më të imëta, si në çështjen e bombave dhe të përgjegjësisë për keqpërdorimet e gjata, vendoset kaq rëndë për  paraburgim. Nuk mund ne si Qeveri të përzihemi në pushtetin gjyqësor dhe nuk mundemi ta marrim as pjesën e detyrave dhe as të përgjgjësisë, do të ishim të kritikuar, nëse MPB reagonte pa pasur urdhër zyrtar. Tani gjyqësori duhet të hulumtojë, them pse për këto raste kaq rëndë përcaktojnë paraburgim, kur tashmë u kanë ikur njerëz të caktuar dhe përse duhej 3 ditë që urdhëri nga Gjykata të arrijë tek Ministria e Brendshme. Por nuk do t’i zgjidhim problement nëse Qeveria bëhet edhe Prokurori edhe Gjyqësor edhe Pushtet Ekzekutiv. Ky do të jetë problem i njejtë me emër të ri ose vulë të re. ”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk po mendon për dorëheqje pasi që policia dështoi disa herë në përpjekje për ta gjetur ish kryeministrin e dënuar, Nikolla Gruevski. Sipas Spasovskit përgjegjësinë duhet ta marrë Gjykata pasi nuk caktoi masën e paraburgimit.

Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Unë mendoj për përgjegjësinë e atyre që nuk përcaktojnë paraburgim për ata që mund të ikin. Imagjinoni jepet paraburgim për vjedhje të rëndë, ndërsa për vepra të rënda penale nuk ka paraburgim. Policia punon me urdhër të gjykatës. Ekzistojnë masa të sigurisë, dhe ato vinë nga nga gjykata. Ne do të marrim informacione, do ta kapim këtë person. Por nuk bëhet fjalë vetëm për Gruevskin, por për të gjithë personat. Kodi Penale tregon se si duhet të trajtohen këta persona. Unë mendoj se nëse vazhdojmë me komunikata në kundërshtim me Ligjin si më parë, do të kemi probleme serioze”

Këto komente u bënë gjatë ditës së sotme, përpara se Gruevski të bënte të ditur se tanimë ndodhej jashtë shtetit. Ajnur Bafqari /SHENJA/

Huazuar nga

Check Also

24 vjet nga themelimi i UT-së

Pas homazheve tek varrezat e qytetit, delegacioni i njëjtë ka bërë homazhe dhe ka vendosur …

%d bloggers like this: