Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / ‘S’jemi shpellarë, po qytetarë’, protestuesit i vënë flakën gomave

‘S’jemi shpellarë, po qytetarë’, protestuesit i vënë flakën gomave

TIRANE

Në ditën e 11 të protestës, banorët e Astirit, banesat e të cilëve preken nga shembja për shkak të projektit të Unazës së Re kanë bllokuar rrugën. Me pankarta në duar, me shkrime ky sulmojnë qeverinë; ‘S’jemi shpellarë, jemi qytetarë’, ‘Poshtë hajdutët’, ‘Shtëpia jonë, është jeta jonë’, banorët kanë qëndruar në rrugë, ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Siç shihet edhe përmes fotove të siguruara nga LSA, disa prej protestuesve kanë bllokuar me goma një prej korsive dhe u kanë vënë atyre flakën.

Po ashtu në tubim nuk munguan as kapsollat. Kujtojmë se në përkrahje të banorëve ishte edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili tha se projekti në fjalë ka 3 shkelje ligjore.

(ed.me/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Nesër të bashkuar

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve së Unazës së Re. Prej rreth 2 muajsh …

%d bloggers like this: