Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Shqiptari nga Maqedonia i ofron Nexhmije Hoxhës vilë në Manastir!

Shqiptari nga Maqedonia i ofron Nexhmije Hoxhës vilë në Manastir!

Një shqiptar nga Maqedonisë me banim në Vienë, Sali Zuberoski, i ofron Nexhmije Hoxhës një vilë në Manastir.

Në mungesë të një komunikimi të drejtpërdrejtë me zonjën Hoxha, zoti Zuberoski ia ka njoftuar këtë me anë të një mesazhi avokatit Idajet Beqiri.

“Po jua dërgoj këtë mesazh në Dita, sepse në të vërtetë, unë nuk jam avokat i Nexhmije Hoxhës, por i Rustem Peçit për çështjen që sapo është hapur. Jua dërgoj me kënaqësi për të parë se si reagojnë shqiptarët në momente të tilla. Atë që shteti e bën me dhunën e tij, e amortizojnë shqiptarët me përkrahjen, me solidaritetin që tregojnë”, shkruan Idajet Beqiri.

Më poshtë mesazhi i plotë i z.Sali Zuberoski:

“I nderuari Idajet Beqiri

Respekt për ju. Më njihni mirë kur ju kishim udhëheqësin tonë të FBKSH.

Nga shkrimi juaj te Dita mësova se Nexhmije Hoxha mund të mbesë pa shtëpi për shkak të makinacioneve dhe hakmarrjes primitive.

Unë Sali Zuberoski, nga Manastiri, por rezident në Wien të Austrisë prej vitesh, i vë në dispozicion zonjës Nexhmije Hoxha vilën time në Manastir, falas, pa qera, me qëllim që të jetoj aty me gjithë familjen e saj, duke u bërë pronare e kësaj vile. Me respekt për ju atdhetar i spikatur.

Sali Zuberoski – Wien, Austri“

Huazuar nga

Check Also

Ristevska: Reformat në sistemin e pensioneve do të parandalojnë krijimin e deficitit

Reformat në sistemin pensional nuk kërcënojnë shtyllën e parë, thotë Irena Ristevska nga Ministria e …

%d bloggers like this: