Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Shqiptari hyn për të grabitur, bie nga kati i tretë i banesës

Shqiptari hyn për të grabitur, bie nga kati i tretë i banesës

ITALI

Shqiptari hyn për të grabitur, por rrëzohet nga kati i tretë i banesës. Ngjarja ka ndodhur në Fogazzaro në komunën Loano të Italisë, teksa 23-vjeçari shqiptar me inicialet R.M ka hyrë në një banesë për të grabitur së bashku me një shqiptar tjetër, raportojnë mediat italiane.

Dy hajdutët janë ngjitur ne katin e tretë të banesës përmes tubit të shkarkimit të ujërave. Pasi janë futur brenda, dy shqiptarët kanë nisur të kërkojnë për para, por në këtë moment vjen pronari i shtëpisë.

Të zënë në befasi, dy shqiptarët largohen me shpejtësi, por njëri prej tyre rrëzohet duke rënë nga ballkoni i katit të tretë, në tokë.

Shqiptari tjetër ende i paidentifikuar ka arritur të largohet. Ndërkohë i riu që u rrëzua ka pësuar dëmtime të shumta dhe është dërguar në spital nga anëtarët e Kryqit të Kuq.

(d.d/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

55 vite burg në total

TIRANE 14 vite burg për Emiljano Shullazin. Ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Krimeve …

%d bloggers like this: