Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Diaspora / “Shota” feston 25 vjetorin e themelimit

“Shota” feston 25 vjetorin e themelimit

Më 10 nëntor u organizua në Schlieren të kantonit të Cyrihut festa e 25 vjetorit te krijimit të Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”.

Në këtë eveniment festiv, artistët e talentuar të kësaj shoqate dhanë një shfaqje kulturore nga repertori i pasur i saj.

Ceremonia u hap me një përkujtimore për artistin e madh, themeluesin e kësaj shkolle, Agron Bajramin, i cili ndërroi jetë para disa muajsh.

Ceremoninë e përshëndeten Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca, i ngarkuari me pune i Maqedonisë, Halim Hyda, ish-ambasadori i Kosovës, Naim Malaj, ish-ambasadori i Shqipërisë, Vladimir Thanati, etj, njofton Ambasada e Shqipërisë në Zvicër në rrjetet sociale, përcjell albinfo.ch.

Ambasadori i Shqipërisë, Iliri Gjoni, në fjalën e tij nënvizoi rolin dhe kontributin që shkolla e vallëzimit “Shota” ka dhënë e jep në promovimin e traditës kulturore shqiptare, në rolin e saj edukativ për brezin e ri të diasporës dhe përçimin e vlerave tona kombëtare në Zvicër.

Ambasadori Gjoni në emër të ambasadës së RSH në Zvicër i dorëzoi zonjës Lirie Bajrami, Drejtoreshë e Shkollës, Certifikatën e Mirënjohjes me motivacion për kontribute të shquara në promovimin e vlerave kombëtare.

The post “Shota” feston 25 vjetorin e themelimit appeared first on Albinfo.


Source link

Check Also

Festa e Shotës (VIDEO)

Qindra adhurues të valleve e këngëve shqipe kishin mërsyer të shtunën sallën Salmen në Cyrih …

%d bloggers like this: