Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Shkrumbohen 2 makina në Durrës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Shkrumbohen 2 makina në Durrës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

DURRES

Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të rrugës të stadiumit, ndërsa mjetet e parkuara që janë përfshirë nga flakët janë tip ‘Benz’ më targa AA 432 PL dhe AA 581 JJ.

Nga djegia e makinave nuk ka të lënduar, pro vetëm dëme materiale. Policia dyshon se zjarrvënia të jetë e qëllimshme.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Itali/ Kokainë e hashash në makinë, pranga shqiptarit

ITALI Një shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane pasi në pjesë e motorit …

%d bloggers like this: