Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Kosova / Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, jo rruga e duhur

Shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi, jo rruga e duhur

BRUKSEL

Eurodeputetja dhe Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, gjatë qëndrimit të saj në Serbi është intervistuar nga mediat atje.

Ajo në një intervistë për ‘Blicin’ serb ka folur për gjendjen politike të brendshme të Serbisë dhe politikat që duhet të zhvillojë shteti drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.

Mirëpo ndër të tjera Fajon është pyetur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, për bllokimin e negociatave pas takimit të fundit të palëve në Bruksel.

Fajon është shprehur se dialogu duhet të funksionojë sa më shpejtë dhe të synojë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy anët, por e ka konsideruar procesin si tejet delikat.

“Dialogu duhet të funksionojë sa më shpejtë dhe synimi është të përmirësohet jeta e qytatarëve në të dy anët, por ky proces është delikat”, është shprehur Fajon.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ideja për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme sepse e kaluara na ka mësuar se ndryshimi i kufijve çon në konflikte e luftra.

“Ka gjithashtu bisedime për shkëmbimin e territorit. Është e rëndësishme që ne të mos shkaktojmë një problem të ri në rajon, një paqëndrueshmëri të re. Për fat të keq, e kaluara na ka mësuar që nëse ndryshojmë kufijtë – shpesh kemi konflite, luftëra. Kjo nuk është rruga që ne duam të ndjekim.”, ka përfunuar anëtarja e Parlamentit Evropian.

(BalkanWeb)

Source link

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

%d bloggers like this: