Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Sherr mes të rinjve, 23-vjeçari rëndë pasi u qëllua me kaçavidë

Sherr mes të rinjve, 23-vjeçari rëndë pasi u qëllua me kaçavidë

KORCE – Një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një sherri. Policia bën me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 16.00, në qytetin e Bilishtit shtetasi Gevi Osmanllari, 21 vjeç, banues në Bilisht, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin B.L, 23 vjeç, banues në fshatin Kuç i Zi, i cili është transportuar në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, bënë me dije burimi zyrtare nga Policia e Korçës.

Gjatë konfliktit, ka marrë dëmtime fizike edhe autori i dyshuar i ngjarjes, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në Komisariatin e Policisë Devoll, ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton policia.

(e.f/BalkanWeb)

 

Huazuar nga

Check Also

Itali/ Kokainë e hashash në makinë, pranga shqiptarit

ITALI Një shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane pasi në pjesë e motorit …

%d bloggers like this: