Tuesday , November 13 2018
Home / Sport / Serie A, Napoli përmbys Genoan, gabimet e Hysajt nuk ndalen

Serie A, Napoli përmbys Genoan, gabimet e Hysajt nuk ndalen

Mbrëmjen e sotme Napoli mundi me përmbysje 1-2 Genoan në transfertë duke rimarrë në këtë mënyrë vendin e dytë në kampionat në një sfidë shumë të çuditshme, e cila u ndërpre për shkak të reshjeve të shiut. Napoli e filloi më mirë ndeshjen, me Insignen që goditi shtyllën, por Genoa nuk u dorëzua dhe duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e Hysajt, kaloi në avantazh me anë të Kouame. Goli i pësuar tronditi Napolin, megjithatë Genoa nuk arriti ta mbyllte ndeshjen me një gol tjetër. Ancelotti ndryshoi plotësisht pas pushimit duke hedhur në fushë Fabian Ruiz dhe Mertens. Belgu ishte ai që kërkoi më me ngulm kthesën, por terreni i fushës bëhet thuajse i papraktikueshëm nga shiu, aq sa gjyqtari ndërpreu ndeshjen në minutën e 59-të për 15 minuta. Pas rifillimit, Fabian Ruiz mundi Radu dhe vendosi barazpeshën, ndërsa të dy trajnerët kërkonin që ndeshja të ndërpritej. Trajneri i Napolit nxjerr nga fusha Hysajn për Malkuit dhe nuk vonon dhe vjen goli i epërsisë, me një goditje standarde, e vetmja armë që mundoheshin të përdornin të dy skuadrat në një terren të tillë. Në minutën e 86-të Mario Rui harkon në zonë dhe Biraski dërgon topin në rrjetën e portës së tij. Lojtarët e Genoas protestuan, por VAR konfirmoi golin e napolitanëve. Kaq i mjaftoi skuadrës së Napoliti për të marrë tre pikët që i duheshin për vendin e dytë, duke shpresuar që Interi dhe Juventusi të bëjnë ndalesa në sfidat respektive për të rihapur edhe një herë diskutimet për titullin kampion. (o.k/BalkanWeb)


Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: