Tuesday , November 13 2018
Home / Feja / Sekreti i hazreti Fatimes, vajzës së Muhammedit alejhis-selam

Sekreti i hazreti Fatimes, vajzës së Muhammedit alejhis-selam

Në çastet e fundit të jetës, Muhammedi s.a.v.s e thërret Fatimen dhe i tregon një sekret i cili do të zbulohet vetëm pas vdekjes së tij. Tek sa të gjithë ishin të shqetësuar për gjendjen e profetit s.a.v.s. ai e thërret vajzën e tij, Fatimen.

Me tu afruar, profeti s.a.v.s. i pëshpëriti diçka në vesh dhe ajo filloi të qajë dhe u largua. Më pastaj i tha të afrohej përsëri dhe i pëshpëriti diçka tjetër në vesh dhe ajo buzëqeshi. Pas disa minutash Aishja e pyeti: „Çfarë të tha i dërguari i All-llahut? Fatimja iu përgjigj: „Është sekret mes meje dhe babait tim“.

Pas një kohë, pasi që Muhammedi s.a.v.s. kishte vdekur, Aishja e pyeti përsëri Fatimen se çfarë i kishte thënë i dërguari i Zotit atë natë. Fatimja i tha: „Herën e parë më tregoi se do të vdiste atë natë, prandaj qava. Në të dytën herë më tha se unë isha familjari i parë që do bashkohem me atë, prandaj dhe qesha“.

Fatimja ka lindur në vitin 607, vetëm pak kohë para shpalljes së Kuranit, ndërsa ndërroi jetë në muajin Ramazan të vitit 633, në moshën 26 vjeçare, afërsisht 6 muaj pasi ndërroi jetë Profetit s.a.v.s. Zoti e gradoftë me të mira.

Irfan Agushi

(Islampress)


Huazuar nga

Check Also

Çka nënkupton “Namazi është më i mirë se gjumi?”

Namazi është më i mirë se gjumi sepse gjumi është përgjigje ndaj epshit kurse namazi …

%d bloggers like this: