Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Ruzhdi Lata në gjendje të rëndë shëndetësore?!

Ruzhdi Lata në gjendje të rëndë shëndetësore?!

Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata është në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime të portalit informativ Fol thonë se Lata është i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Klinik në Shkup në repartin e Transfuziologjisë dhe vuan nga një sëmundje e rëndë.

Lata në Shkup është transferuar pas ardhjes nga një spital jashtë shtetit ku i ka kryer ekzaminimet shtesë mjekësore.

Sipas burimeve tona, Lata është diagnostifikuar me AML Leukemi, ndërsa gjithë kjo situatë po mbahet e fshehtë prej opinionit për ditë dhe javë të tëra.

Sidoqoftë, redaksia e Fol i uron shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjes dhe në krye të detyrës, kryetarit Lata./Fol/

Huazuar nga

Check Also

Roth thumbon Hungarinë për ikjen e Gruevskit

Sekretari shtetëror për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Gjermani Michael Roth …

%d bloggers like this: