Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Ramiz Merko nuk mban premtimin për deponinë (VIDEO)

Ramiz Merko nuk mban premtimin për deponinë (VIDEO)

Edhe pse nga ndërtimi i stacionit për shtypjen e mbeturinave nga deponia ekzistuese në Strugë kaluan thuajse tre muaj, i njëjti ende nuk është lëshuar në funksion. Mbeturinat ende hidhen në vendin e vjetër. Tani, kryetari i komunës Ramiz Merko fajin e hedh në vend tjetër, përkatësisht tek kompania e cila duhet t’i bartë mbeturinat në Drislla të Shkupit, edhe pse ai disa herë deri më tani premtoi afate për tejkalim të shpejtë të problemit.

Merko shprehet se obligim i kompanisë, krahas ndërtimit të stacionit, është edhe transporti i mbeturina ve. Nga kompania publike komunale në Strugë thonë se mbeturinat e reja edhe më tej i hedhin në lokacionin ekzistues. Në këtë pikë në ditë mblidhen deri në 50 tonë mbeturina ndërsa gjatë sezonit turistik ky numër shkon deri në 90 ton.

Huazuar nga

Check Also

Gruevski në Hungari, ja çfarë thonë nga qeveria hungareze – TV-SHENJA

“Nuk mund të konfirmojmë e as të mohojmë. Nuk jemi në mundësi të komentojmë mbi …

%d bloggers like this: