Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Propozohen ndryshime në ligjin për automjete –

Propozohen ndryshime në ligjin për automjete –

Qeveria propozon ndryshime në ligjin për makina, disa prej të cilave u prezentuan sot nga zv ministri I ekologjisë, Jani Makraduli. Ku I fundit paralajmëroi shoferët se do të jenë të obliguar të kenë pullë ngjitëse me ngjyra në makinë e cila do të tregojë moshën e makinës, gazrat që lëshon dhe burimin e energjisë që përdor. Sipas Makradulit, pulla ngjitëse e gjelbërt do të ketë qasje të lirë në qarkullim të makinave, ndërkohë që makinat me pullë ngjitëse të verdhë dhe të kuq do të jenë të kufizuar në lëvizje e tyre gjatë ditëve me ndotje të lartë të ajrit. Gjithashtu, për shkelje të ndryshmeve të reja ligjore janë paraparë edhe gjoba të cilat më të theksuara do të jenë për shërbimet e kontrollit teknik nëse manipulojnë me ndarjen e pullave ngjitëse me ngjyra.

Ka dënime të caktuara në ligj por ajo që është më e rëndësishme është se gjobat më të mëdha janë për përfaqësuesit  e shërmbimit teknik të cilët I kontrollojnë makinat dhe I japin pullat ashtu si duhet. Gjobat ndaj tyre do të jenë shumë më të larta krahasuar me qytetarët. 1 mijë euro dhe 300 euro, ka më shumë gjoba ndaj shërbimeve teknike që nuk shkruajnë pullën e duhur ashtu siç makina I plotëson kushtet”.  -theksoi Jani Makraduli, zv.Ministër i Ekologjisë

Ndryshimet ligjore parashohin edhe subvencione për furnizimin e makinave hibride dhe elektrike. Për këto të fundit janë paraparë subvencione në shumë prej 3 mijë euro për makinat hibride dhe 5 mijë euro për ato elektrike. Gjithashtu subvencione janë paraparë edhe për furnizim të makinave me paisje për gaz ose metan të cilat do të mbulohen me 50 %.

Ndër vendet më të ndotura me koncentrim të lartë të grimcave PM10 figurojnë Qendra, Karposhi, Rektorati, Tetova, Manastiri dhe të tjerë. Ndër masat që kohë më parë u paralajmëruan nga qyteti i Shkupit në rast të ndotjes enorme të ajrit janë edhe ndalimi i punëve ndërtimore, fabrikat e mëdha të reduktojnë procesin e prodhimit deri në 50 %, vendosjen e filtrave në ndërmarrje të caktuara si dhe pastrimin e rrugëve.Sipas shumë organizatave të ndryshme, Maqedonia është vendi me ndotjen më të lartë në Ballkan, e ndjekur nga Kosova, më pas nga Shqipëria.

 

Melihate Rustemi  

Huazuar nga

Check Also

Dimitrov: Gruevski s’mundet të kërkoj shpëtim nga vendet anëtare të BE-së

Ministi i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është prononcuar në lidhje me ikjen e ish …

%d bloggers like this: