Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Kosova / Përkujtohet në Prishtinë armëpushimi i Luftës së Parë Botërore

Përkujtohet në Prishtinë armëpushimi i Luftës së Parë Botërore

Franca dhe Gjermania përkujtojnë së bashku 100-vjetorin e armëpushimit të datës 11 nëntor 1918 që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Një ceremoni ushtarake në këndin e Francezëve dhe Gjermanëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet sot në orën 11:45.

Ky kënd ndodhet brenda varrezave krishtere në afërsi të kampit të KFOR, Film City.

Sikurse vitin e kaluar ceremonia do të jetë një rast për të dëshmuar miqësinë franko-gjermane, si dhe të përçojë dëshminë  për vuajtjet e të gjithë popujve të përfishirë në mizoritë e kësaj lufte. /Telegrafi/

Source link

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

%d bloggers like this: