Wednesday , November 14 2018
Home / Sport / Partizani “leksion” Teutës edhe në Durrës, Goga mposht Vllazninë

Partizani “leksion” Teutës edhe në Durrës, Goga mposht Vllazninë

Partizani, pas fitores që arriti në kryeqytet një muaj më parë, triumfoi edhe sot ndaj Teutës, këtë herë në “Ramazan Njala” të Durrësit me shifrat 78-74, duke i shkaktuar humbjen e dytë në kampionat ekipit durrsak. Një ndeshje e komanduar gjatë gjithë kohës nga skuadra e kuqe, që pati një epërsi prej 5-10 pikësh përgjatë gjithë takimit, duke “kapur mat” vendasit që konsideroheshin favoritë.

Ndeshja pati edhe momente tensioni, por ajo ishte mjaft e bukur dhe tërheqëse për fansat e shumtë sot në pallatin e sportit. Teuta u duk e lodhur pas fitores në Maqedoni në mesjavë në Ligën Ballkanike, çka favorizoi disi kryeqytetasit, më të zhdërvjellët në lojën e tyre. Vendimtar ishte Algert Gjonaj, që në minutat e fundit realizoi pikët vendimtare për Partizanin, që arriti të marrë një fitorë të madhe në Durrës ndaj rivalëve për titull.

Pa problem fiton Goga Basket, që në fushën e saj mposhti 131-86 Vllazninë e vendit të fundit, një sfidë e komanduar nga skuadra durrsake. Një ndeshje në sens unik, komanduar gjatë gjithë kohës nga basketbollistët durrsakë, që nuk hasën shumë rezistencë nga rivalët shkodranë, të fundit ende pa asnjë fitore këtë sezon.

Basketboll – Superliga meshkuj, java e 6-të (9 nëntor)

Kamza Basket – Tirana, 86-82

E shtunë, 10 nëntor

Goga Basket – Vllaznia, 131-86

Teuta – Partizani, 74-78

Renditja: Goga Basket 11 pikë (5/1), Partizani 11 pikë (5/1), Teuta 10 pikë (4/2), Kamza Basket 8 pikë (2/4), Tirana 8 pikë (2/4), Vllaznia 6 pikë (0/6).



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: