Tuesday , November 13 2018
Home / Sport / Oleksandr Usyk mposht Tony Bellew me “KO”, mbron titujt kampionë bote

Oleksandr Usyk mposht Tony Bellew me “KO”, mbron titujt kampionë bote

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka mbrojtur titujt kampion bote në peshën “cruiserweight”, pas fitores me “KO” në raundin e tetë ndaj britanikut Tony Bellew, duel që u zhvillua në Manchester. Një sfidë që pothuajse në të gjitha raundet u dominua nga ukrainasi i pamposhtur, që në këtë përballje korri triumfin e e 16-të në karrierën e tij, ku nuk ka asnjë humbje. Ndërsa për Bellew, ish-kampion i këtij Divizioni, që rikthehej në këtë peshë pas disa vitesh, kjo është humbja e tretë në karrierë, ku numëron edhe 30 fitore e një duel pa rezultat.

Usyk mbron titujt kampion bote në peshën “cruiserweight

Dueli ishtë në përgjithësi nën komandën e Usyk, që në raundin e tetë i dha fillimisht një të djathtë e më pas një të majtë të fortë në fytyrë boksierit britanik, duke e hedhur Bellew në tapet, i gjakosur në hundë. Gjyqtari ndali duelin, duke parë që Bellew nuk mund të vijonte më edhe pse britaniku duelonte para fansave të tij, gjë që nuk mjaftoi. Bellew në të gjitha raunde ishte në vështirësi, reagonte me vonesë dhe shpesh mbështetej pas litarëve për të evituar kontaktin me Usyk, që ishte ndjeshëm, më superior në ring, duke e merituar fitoren.



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: