Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / “Oftalmologjia Sisitina” organizoi simpoziumin e tretë rajonal –

“Oftalmologjia Sisitina” organizoi simpoziumin e tretë rajonal –

Spitali privat i syve “Oftalmologjia Sisitina” organizoi simpoziumin e tretë rajonal “Risitë në oftalmologji”. Me këtë rast u përpunuan tema nga praktika oftalmologjike që tashmë zbatohen në Oftalmologjinë Sistina dhe Svjetllost në Zagreb, e që mundëson edukimin dhe shkëmbimin e përvojave të mjekëve nga Maqedoni dhe rajoni. Oftalmologjia Sistina, në Maqedoni ekziston nga viti 2010 ndërsa bashkë me partnerin kroat deri më sot kanë trajtuar mbi 400 mijë pacientë ndërsa kanë kryer mbi 140 mijë intervenime të suksesshme.

Ideja e këtij takimi është ti shkëmbejmë përvojat tona, risitë në oftalmologji, ta thellojmë bashkëpunimin mes shëndetësisë private dhe asaj publike. Kjo për shkak se ne të gjithë kemi vetëm një qëllim dhe ajo është kurimi i mirë i pacientëve, diagnoza e mirë dhe parandalimi i sëmundjeve të syve”. – u shpreh Zllatko Arnaudovski, Oftalmologjia Sistina

Mjekësia moderne në Evropë dhe botë ka filluar të aplikohet edhe në Maqedoni. Kjo është shumë mirë për qytetarët e Maqedonisë, veçanërisht më gëzon fakti që numër i madh i të rinjve janë këtu dhe shprehin interesim për të mësuar dhe njohuritë e fituara ti zbatoje në vendlindjen e tyre”. – theksoi Nikica Gabriç, Svjetllost, Zagreb

Melihate Rustemi

 

Huazuar nga

Check Also

Arratisja e Gruevskit, ekspertët kritikojnë dështimin e policisë –

13 Nëntor 2018 / 15:28 Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski nuk mund të përjashtohet nga …

%d bloggers like this: