Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Kosova / Nuk do të ketë ndarje e as krijim të Republika Srpska-s në Kosovë – TV KLAN

Nuk do të ketë ndarje e as krijim të Republika Srpska-s në Kosovë – TV KLAN

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, e as themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, e cila sipas tij, do të ishte e modelit të Republika Srpska-s.

Këto komente Thaçi i bëri në një konferencë me gazetarë në Paris, ku ka shkuar me ftesë të presidentit francez, Emmmauel Macron, për të marrë pjesë në ngjarjet që po zhvillohen për të shënuar 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Një gjë duhet ta keni të qartë, nuk ka dhe nuk do të ketë në asnjë rrethanë ndarje, sikurse që nuk do të lejojmë që të themelojmë ndonjë model të asociacionit me elemente ekzekutive që nënkupton model të Republika Srspka-s sepse një nga kërkesat kryesore të Serbisë ka qenë bartja e pronave shtetërore te autoritetet lokale serbe. Një gjë të tillë nuk do të lejojmë”, tha Thaçi teksa foli për marrëveshjen eventuale që do të mund të arrihet në kuadër të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi tha se sa i përket dialogut, ai ka për qëllim realizimin e tri objektivave.

“Sa i përket dialogut me Serbinë, është një proces plotësisht transparent. Jemi takuar në Bruksel para dy netësh me presidentin e Serbisë. Ka qenë takim jo i lehtë, por i domosdoshëm. Është e nevojshme të negociojmë. Dëshiroj të ritheksoj tri objektivat madhore që dëshiroj t’i realizoj në këtë proces. E para, zëvendësimi i rezolutës 1244, pika e parë e marrëveshjes është njohja reciproke Kosovë-Serbi dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB. Andaj nuk e besoj se askush në Kosovë është kundër njohjes reciproke, kundër anëtarësimit në OKB”, u shpreh Thaçi.

I pyetur se nëse gjatë qëndrimit në Paris në takimet që do të ketë me liderë të ndryshëm botërorë, do të flasë për idenë e tij për ndryshimin e kufirit, apo siç e quan Thaçi, “korrigjim” të tij, presidenti Thaçi tha se nuk mund të ketë njohje reciproke mes dy vendeve, pa njohjen e kufijve.

“Nuk ka njohje reciproke, si dy vende të pavarura dhe sovrane pa njohjen edhe të kufijve në nivel ndërshtetëror. Prandaj komisionet tona ndërshtetërore që do të themelohet nga shteti i Kosovës, do të punojë me autoritetet e Serbisë që të vë vijën kufitare, demarkimin. Ne po punojmë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të përfshijë shumë çështje. Çështja e demarkimit të kufirit është një nga çështjet përfundimtare që do të rezultojë nga marrëveshja”, tha Thaçi.

Në këto ngjarje do të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Megjithatë, presidenti Thaçi tha se nuk ka një takim bilateral të planifikuar mes tij dhe homologut serb.

Thaçi dhe Vuçiç janë takuar më 8 Nëntor në Bruksel, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, që ka për synim normalizimin e raporteve mes dy vendeve./REL

Source link

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

%d bloggers like this: