Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?

Najçevska: Çfarë është ky budallallëk, kriminelin Gruevski duhet ta lusim të shkojë në burg?

Aktivistja Mirjana Najçeska në rrjetet sociale ka komentuar ngjarjet në lidhje me burgosjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar me vendim të plotfuqishëm me 2 vjet burg, ndërkaq mbrëmë edhe pas shumë përpjekjeve shërbimet nuk kanë arritur që ta gjejnë për t’ia dorëzuar vendimin që i njëjti të shkojë prapa grilave në Shutkë, njofton Portalb.mk.

“Çfarë është ky budallallëk të pritet deri të hënën. Personat e dyshuar për vepra penale i kanë kërkuar dhe ndjekur njësitet speciale dhe me pranga i kanë dërguar në paraburgim, ndërkaq kriminelin e dënuar duhet që ta lusim që të vijë ta mbajë burgun. Dhe në vikend nuk po punojnë shërbimet. Hajde bre mos na bëni budalla me tru të shëndoshë. Çka, në vikend nuk paraburgosen njerëzit? Në vikend nuk ka gjykatës? Ose në vikend mund të bëhen vepra penale?”, shkruan Najçevska.

Ajo shtoi se vendimi për mbajtjen e burgut është urgjent dhe menjëherë, duhet Gruevski të dërgohet në burg.

“Në ligjin për kryerjen e sanksioneve bëhet fjalë për procedurë urgjente dhe aty shkruan se menjëherë duhet të mbahet sanksioni dhe parashihet edhe shfrytëzim i forcës nga ana e MPB-së. Pse nuk e zbatuat ligjin në këtë rast? Dhe shumë më intereson, nëse Gruevski ik jashtë shtetit, edhe më tej do të jetë deputet? Dhe me postë do t’ia dërgojmë rrogën?”, shkruan Najçevska.

Ndryshe Gruevski deri më tani ende nuk është paraqitur në burgun e Shutkës, ku duhet të fillojë mbajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve për lëndën “Tanku”, pasi që dje pasdite Këshilli Penal e refuzoi edhe ankesën e tij të fundit, me çka janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë juridike për mbajtjen e dënimit me burg.

Huazuar nga

Check Also

Ristevska: Reformat në sistemin e pensioneve do të parandalojnë krijimin e deficitit

Reformat në sistemin pensional nuk kërcënojnë shtyllën e parë, thotë Irena Ristevska nga Ministria e …

%d bloggers like this: