Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / MUSTAFA HAJRULAHI EMËROHET SHEF NË PROKURORINË E LARTË NË SHKUP

MUSTAFA HAJRULAHI EMËROHET SHEF NË PROKURORINË E LARTË NË SHKUP

Mustafa Hajrulahi, prokuror shqiptar nga Shkupi me përvojë në hetime u emërua sot Shef i Prokurorisë së Lartë në Shkup, raporton eksluzivisht portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Një profesionist i dëshmuar në fushën e prokurorisë që si prokuror u zgjodh në vitin 2012.

Vitet e fundit ka ushtruar edhe detyrën e zëdhënësit të prokurorisë së Shkupit . Me postin e ri, është një arritje e madhe në përfaqësimin e shqiptarëve në hierarkin më të lartë të këtij institucioni shtetëror, që vjen si kuadër nga Shkupi.

Nga viti 2012 deri në gusht 2018, z.Hajrullai ishte prokuror në Prokurorin Themelore në Shkup.

Në atë post, ai mbikëqyri hetime të ndryshme te qytetarëve nga Maqedonia.

Gjatë karrierës së tij, MUSTAFA HAJRULLAHI ka marrë një sërë çmimesh, dhe mori pjese ne konferenca dhe seminare. Këtu përfshihen Çmimi të ndryshme ndërkombëtare.

Ai është diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Shkupit në “Shën Cirili dhe Metodi”, shkruan portali AMRIKA RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Mustafa Hajrulahi vjen nga vendbanimi Matkë i Shkupit, ku para vitit 2010 ka punuar edhe në institucione të ndryshme shtetërore si ne Fondin per Sigurim Shëndetësor duke dhënë rezultate mbresëlënse si jurist i dëshmuar.

Huazuar nga

Check Also

24 vjet nga themelimi i UT-së

Pas homazheve tek varrezat e qytetit, delegacioni i njëjtë ka bërë homazhe dhe ka vendosur …

%d bloggers like this: