Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Muhamedi: Shtesa për fëmijën e tretë tregojë se shqiptarët nuk janë sa i shpikën

Muhamedi: Shtesa për fëmijën e tretë tregojë se shqiptarët nuk janë sa i shpikën

Ndryshimet e Ligjit për shtesat fëmijërore është ndoshta rasti i fundit që tregon se nga 1992 e këtej praktikohet e njëjta skemë koloniale e raciste në politikat qeveritare, qoftë Zaevi, qoftë Gruevski, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, analisti Nijazi Muhamedi, duke folur mbi ndryshimet e propozuara ligjore për shfuqizimin e shtesës për fëmijën e tretë.

“Kukullat qeveritare e parlamentare që përfaqësojnë elektoratin shqiptar, që, si u pa, me muaj nuk shkojnë në punë, përveç kur ndahen tenderat, tash edhe atë zhurmë që e bëjnë, e bëjnë për marketing, po edhe të tjerët, duke u marrë ose duke bërë gjoja përpjekje në mbrojtje të mos ndryshimit të këtij ligji, me demagogjinë si e mbrojnë, u japë argumente maqedonasve gjoja ky ligj paska stimuluar natalitetin tek shqiptarët, dhe se ato foshnja të treta të lindura deri më tash, qenkan foshnja speciale të lindura për të përfituar këtë shtesë dhe kjo është një fyerje që ata ia bëjnë familjes shqiptare, dhe nënës shqiptare”, thotë për Zhurnal, Nijazi Muhamedi, analist.

Sipas tij, Ligji në fuqi për këtë shtesë që hiqet, në zbatimin e tij ishte diskriminues, se nga nënat shqiptare kërkoheshin dokumente shtesë nëse nuk ka lindur në maternitet, dhe të tjera pengesa, kështu që nuk është e vërtetë se atë shtesë e kanë marrë në numër më të madh fëmijët shqiptarë karshi të tjerëve, të cilëve kjo shtesë mund, tu vazhdojë edhe pasi të martohen, sikundër ka raste te maqedonasit që marrin ende pensione ose rroga pasi kanë vdekur para 10 e më tepër vjetësh.

“Numri i foshnjave të lindura brenda vitit ose që kanë marrë këtë shtesë, nuk tregon për natalitet të sforcuar te shqiptarët, por është një indikator se nuk jemi aq sa e shpikin sa jemi (25 përqind), po se jemi realisht shumë afër sa ata, maqedonasit”, nënvizon Muhamedi.

Huazuar nga

Check Also

Ndotja e ajrit, gjendja më e rëndë në Shkup –

13 Nëntor 2018 / 15:21 Shumë qytete në Maqedoni, përfshi këtu edhe Shkupin çdo ditë …

%d bloggers like this: