Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Mirë unë në gjyq, po me Dosjen 339 ç’do bësh

Mirë unë në gjyq, po me Dosjen 339 ç’do bësh

Betejën e tyre kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, dhe deputetja e Partisë Demokratike, duket se kanë vendosur ta bëjnë në Facebook.

Po thuajse gjatë gjithë ditës ata kanë shkëmbyer statuse me akuza kundrejt njëri tjetrit. Pas reagimit të dytë të Dakos, nuk ka ngurruar t’i kthejë një tjetër përgjigje deputetja e djathtë.

“E folura me kode dhe intimidimi verbal I z. Dako është një tregues shumë I rëndësishëm. Në të njëjtën mënyrë kundërpërgjigjeshin ndaj atyre që thonin fakte e të vërtetat, politikanët që rezultuan të lidhur me mafian në shtetin Italian, ku z. Dako ka qenë emigrant dikur,” shkruan ajo.

Statusi i plotë

E folura me kode dhe intimidimi verbal I z. Dako është një tregues shumë I rëndësishëm. Në të njëjtën mënyrë kundërpërgjigjeshin ndaj atyre që thonin fakte e të vërtetat, politikanët që rezultuan të lidhur me mafian në shtetin Italian, ku z. Dako ka qenë emigrant dikur.

Vulgu I koduar dhe shantazhi në emër të ligjit, janë dy karakteristika të kësaj rrace politikanësh.

Kjo është replika ime e fundit.

Kam vetëm një pyetje për z. Dako:

Mirë mua do më cosh në gjyq, po dosjes hetimore “339” cfarë do t’i bësh??

(e.f/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Vlora dhe Laçi në ‘kthetrat’ e maskave!

TIRANE Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ dy ngjarje në …

%d bloggers like this: