Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Mickoski nuk komenton letrën e dytë të Sasho Mijallkovit

Mickoski nuk komenton letrën e dytë të Sasho Mijallkovit

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për televizionin “Alfa” tha se ai nuk dëshiron të komentoj mbi letrën e dytë nga Sasho Mijallkov dhe se kjo për të është një libër i mbyllur.

Mitckoski është i vetëdijshëm se ekziston gjithmonë shansi që dikush mund të rrezikojë pozicionin e tij dhe kujton se një ish-zyrtar tregoi qëllimin për të kandiduar për vendin e tij.

“Ne të gjithë jemi njerëz të përkohshëm dhe unë jam një udhëheqës përkohshëm. Dikush tjetër do të vijë pas meje. Pyetja e vetme është vetëm se sa do të zgjasë ajo kohë konstante, një vit, pesë, dhjetë. Por kjo do të varet kryesisht nga qytetarët dhe nga anëtarët dhe mbështetësit e OBRM-PDUKM-së”, thotë Mickoski.

Ai shtoi se vetë është i përqendruar në armiqtë e vërtetë politik, LSDM-në dhe kryeministrin Zoran Zaev./Telegrafi/

Huazuar nga

Check Also

Gruevski në Hungari, ja çfarë thonë nga qeveria hungareze – TV-SHENJA

“Nuk mund të konfirmojmë e as të mohojmë. Nuk jemi në mundësi të komentojmë mbi …

%d bloggers like this: