Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / me titull: Skandal: Në ambulancën e Çairit nuk i kanë ofruar ndihmë fëmiut që e kafshoi qeni (Foto)

me titull: Skandal: Në ambulancën e Çairit nuk i kanë ofruar ndihmë fëmiut që e kafshoi qeni (Foto)

Një skandal i paparë ka ndodhur në Çair. Në parkun e kësaj lagje një qen ka kafshuar fëmijën duke e përgjakur. Por kjo nuk ka mjaftuar që në ambulancë ti japin ndihmë, transmeton Gazeta Lajm. Rastin përmes rrjeteve sociale e ka denoncuar kryetarja e Këshillit të komunës Cair, Xhemile Mehmedi. Ja postimi i saj i plotë: Me 06.11.2018 në parkun e Çairit sulmohet një djalë 9 vjecar nga një qen që e keni edhe foton posht te postimi Prindërit fëmijën me plagën e gjakosur e dërgojnë në Poliklinikën Cair, ku mjekët i kthejnë pa ju dhënë ndihmën e parë, arsyeja: mungesa e ilaceve. Prindërit e dergojnë në spital ku pastaj i qepet plaga dhe vet paguajnë vakcinën-Tetanus. Me këtë rast ftoj: Qytetin e Shkupit; Komunën e Çairit- kryetarin bashk me shërbimet); Kryetarët e komunave fqinje me kryetarët e Këshillave te komunave; Policinë e Bit Pazarit; Parqe dhe gjelbërime; Higjienēn komunale dhe kushdo që mbanë përgjegjësi, Të realizojmë një mbledhje dhe gjejmë një zgjidhje urgjente. Kemi qenë të rrezikshëm, nëpër pargje ku luajnë fēmijët tanë. Kryetarja e Këshillit të Komunës sē Çairit Xh.M.

Huazuar nga

Check Also

Arrihet marrëveshje për parkimin në Qendrën Klinike –

14 Dhjetor 2018 / 14:50 Sindikata e Qendrës Klinike do të pezullojë protestën deri më …

%d bloggers like this: