Friday , December 14 2018
Home / Kombetarja / Luaj kudo nëse nevojitem, i bindur që golat do vijnë

Luaj kudo nëse nevojitem, i bindur që golat do vijnë

Viti 2018 ka qenë i pabesueshëm për Myrto Uzunin, sepse mbylli një sezon fantastik me Laçin, shkëlqeu edhe në kupat e Europës dhe në fund të verës u transferua në Kroaci, te Lokomotiva e Zagrebit, ku ka mahnitur.

Ndërkohë, edhe Christian Panuçi nuk ka qëndruar pasiv, duke e bërë pjesë të kombëtares dhe Uzuni ia ka shpërblyer, sepse në Izrael luajti maft mirë dhe tashmë është kandidat i fuqishëm për një fanellë titullari kundër Skocisë.

Nga Durrësi, ku është grumbulluar kombëtarja, sulmuesi beratas ka folur për sfidën delikate që na pret dhe për të tjera tema.

Sfida ndaj Skocisë dhe goli që po na mungon: “Sulmi ka lojtarë në formë, edhe Grezda ka shënuar, edhe Kaçe shënoi fundjavën e shkuar. Mendoj se golat do vijnë, nëse luajmë ashtu si luajtëm kundër Izraelit”.

Vëmendja: “Ndihem shumë mirë, por vëmendja nuk është tek unë, por te grupi. Shqipëria ka pikën e vet më të fortë grupin, gjithnjë ka qenë kështu”.

Humbja në Izrael: “Ishte një ndeshje shumë e mirë, por fati nuk ishte me ne. Nëse luajmë sërish ashtu, jam i bindur që do të fitojmë ndaj Skocisë”.

Pozicioni në fushë: “E ka në dorë trajneri, unë jam gati të luaj kudo, nëse i vlej skuadrës”.

Goli në kombëtare: “Është një kënaqësi e madhe kur shënon në nivel klubi, por me kombëtaren ka një vlerë të shumëfishtë, një lumturi e madhe për vete dhe për gjithë kombin”.

Tifozët: “Nuk kanë qenë të shumtë në ndeshjet e fundit, por varet edhe nga ne. Nëse kthehemi ku duhet me rezultate, edhe tifozët do të jenë të shumtë në të ardhmen”.

Ambienti: “Grup i shkëlqyer, kam marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga gjithë skuadra dhe jam i lumtur”.



Source link

Check Also

Dopieta dhe asisti, Tahiraj në formacionin e javës dhe “radarët” e merkatos në Slloveni

Pesë ndeshjet e fundit ka qenë shënues i rregullt në Slloveni, teksa në takimin e …

%d bloggers like this: