Wednesday , November 14 2018
Home / Kombetarja / Llullaku pushim, Qaka i bën gjëmën

Llullaku pushim, Qaka i bën gjëmën

Ditë derbi shqiptar sot në Rumani, por me vetëm një aktor në fushë. Astra e Azdren Llullakut priste sot Poli Iasin e Kamer Qakës, por në fushë ishte vetëm mesfushori.

Kjo për faktin se Llullaku pësoi një dëmtim në stërvitjen e djeshme dhe nuk mundi të riaftësohej në kohë, edhe pse tentoi edhe para ndeshjes. Fat i për anësorin ofensiv, që kërkonte të bënte autokritikë për penalltinë që humbi javën e shkuar në Bukuresht kundër Steauas, me Astran që humbi 1-0.

Ndërkaq, Qaka shkëlqeu në fitoren 2-1 të skuadrës së tij, që fitoi për herë të parë në histori në fushën e Astras. Për Qakën është moment i mirë, sepse po luan rregullisht dhe ka rigjetur qetësinë, pas muajve absurde te Steaua në verë.

Nje fitore e pabesueshme, sepse në fund të pjesës së pari Poli Iasi mbeti me 10 lojtarë për një karton të kuq dhe pa mbyllur 45 minutat Astra shënoi.

Në pjesën e dytë erdhi përmbysja e çmendur e Poli Iasit, që në pak minuta shënoi dy herë dhe me pas u mbrojt shumë mirë.

Nervozizëm pas ndeshjes, me ish-sulmuesin e Interit Alibec që shkatërroi një dollap duke e goditur me shkelma e grushte.



Source link

Check Also

Kombëtarja përgatitet për Skocinë, ja disa nga fotot më të bukura të ditës

Shqipëri-Skoci do të jetë një ndeshje e rëndësishme jo vetëm për faktin se kuqezinjtë luajnë …

%d bloggers like this: