Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Kush t’i mbrojë mjekët nga grushtet e pacientëve?!

Kush t’i mbrojë mjekët nga grushtet e pacientëve?!

Shkup, 10 nëntor – Muajt e fundit kanë ndodhur disa incidente në klinikat e vendit, ku personeli mjekësor ishte viktimë, ndërsa rasti i fundit ishte fiks para dy ditësh ku familjarët e pacientit, i cili vdiq, në mënyrë verbale dhe fizike kanë sulmuar motrën medicinale në Klinikën e Anestezionit, reanimacionit dhe mjekimit intensiv (KARMI). Në muajt paraprak kishte akte të tilla në Klinikën e Pulmonologjisë, Hemtaologjis, Psikiatrisë në Shkup por dhe në qytetet tjera të Maqedonisë. Veprimin e fundit ashpër e dënoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ministri Spasovski, udhëheqja e sektorit të KARIM, Maja Mojsova dhe shumë organe tjera kompetente.

“Motra medicinale nuk kishte lëndime të rënda por do të shkojë në pushim mjekësor dhe në psikiatri, për ti ndihmuar të përballet me këtë situatë. Ajo ishte befasuar nga sulmet dhe e shqetësuar sikurse i gjithë personeli. Kemi raste të tilla shumë sepse të gjithë pacientët që vijnë tek ne janë në gjendje të rëndë. E dënojmë këtë akt dhe kërkojmë mbështetje më të madhe. Apeloj tek qytetarët të na lënë të kryejmë në mënyrë profesionale punën tonë sepse me kërcënime asgjë nuk përfitohet”, tha Mojovska.

Ministri Filipçe theksoi se dhuna ndaj personelit mjekësor nuk është mënyrë e komunikimit dhe as mënyrë për zgjidhjen e problemeve. Ai shtoi se e kupton dhimbjen e familjarëve por dhuna nuk e pakëson dhe nuk e lehtëson dhimbjen. “Me ministrin për Punë të Brendshme kemi kontaktuar në mënyrë telefonike, do ti shqyrtojmë të gjitha alternativat e mundshme për të përforcuar sigurinë në klinika. Mendoj se adekuat për siguri do të jetë MPB dhe në atë drejtim do të rrjedh diskutimi”, theksoi Filipçe.

Ngjashëm edhe ministri Spasovski tha se do të ketë takim me Filipçe, edhe pse siguria në klinika varet nga Agjencia për sigurim mirëpo nëse nuk është i mjaftueshëm ne jemi këtu për të ndihmuar sigurinë e personelit shëndetësor dhe qytetarëve. Nevzat Elezi, kryetar i Shoqatës së Mjekëve Shqiptar në Maqedoni theksoi se gjitha spitalet kanë një lloj sigurimi, të cilët nuk e bëjnë punën e tyre si duhet, mirëpo sipas tij disa raste nuk mund të parandalohen edhe nga policia sepse kjo ka të bëjë me kulturën dhe vetëdijen njerëzore.

“Çdo kush që bën një akt të tillë dhe rastet të cilat më pas kanë epilog të mirëfilltë, duhet të dënohen, mirëpo shumica prej tyre nuk dënohen si duhet dhe kjo është arsye që shumica e rasteve përsëriten. Jemi ne kontakt me ministri aktual dhe na është premtuar nga ana e tij që shumë shpejt ky ligj do të hyjë në fuqi”, tha Elezi për gazetën KOHA.

Ai më tej shtoi se kushtet jo adekuate të mjekëve siç është ngarkesa e tepërt, në shërbimin terciar mjekët kryejnë më shumë se 50 kontrolle brenda orarit të punës nga mëngjesi deri në orën 12 dhe kjo bën që ata ndonjëherë të jenë me sjellje jo adekuate. Nga ana tjetër pacientët kanë hallet e tyre e kjo mund të sjell deri tek ndonjë mosmarrëveshje. Ndërsa nga MPB për gazetën KOHA theksuan se janë marr masa të menjëhershme ndaj sulmit fizik në kompleksin e Klinikës së “Nënë Terezës”, ku fizikisht u sulmua Lj.P. (34) nga Shkupi, ku është përgatitur raport kundër V.S (58) nga Tetova dhe është konstatuar kundër vajtje sipas nenit 12 të Ligjit për kundërvajtje ndaj rendit publik dhe paqes. Për problemet e dhunës, kompleksitetin e tij dhe vështirësitë e zgjidhjes së drejtë,bëri thirrje edhe Dhoma e Mjekëve që të mos ketë tolerancë për dhunë drejtuar ndaj atyre që ofrojnë shërbime mjekësore.
Pacientët janë të mbrojtur me ligj, ndërsa punëtorët shëndetësor nuk kanë një mundësi të tillë. Mjekët me sjelljen e ligjit për pacientët kanë kërkuar që të sillet edhe ligji për personelin mjekësor mirëpo për më shumë se shtatë vite ky ligj ka mbetur në labirintet e parlamentit, i cili ende nuk është vendosur në rend te ditës për tu votuar. (koha.mk)/ Remzie Bilalli/

Huazuar nga

Check Also

Ristevska: Reformat në sistemin e pensioneve do të parandalojnë krijimin e deficitit

Reformat në sistemin pensional nuk kërcënojnë shtyllën e parë, thotë Irena Ristevska nga Ministria e …

%d bloggers like this: