Tuesday , November 13 2018
Home / Sport / kur një skuadër shkollash u dha një leksion kampionëve

kur një skuadër shkollash u dha një leksion kampionëve

Duke “gërmuar” nëpër botë, gjen lloj-lloj historish të veçanta dhe një e tillë vjen nga Japonia, aty ku futbollin e duan shumë dhe historikisht ishulli në lindje të Azisë ka qenë në elitën e kontinentit.

Japonia ka një kampionat goxha cilësor, ku kanë shkuar të luajnë edhe emra si Podolski, Torres e Iniesta këto vitet e fundit, por ndërkohë rëndësi të madhe ka edhe Kupa e Perandorit, që financiarisht vlerësohet jashtëzakonisht, aq sa të fitosh këtë kupë vlen më shumë se të fitosh Champions League të Azisë, sado e pabesueshme të duket.

Veçantia tjetër e kësaj kupe është se në Japoni mund të marrin pjesë të gjithë, duke nisur nga shkollat, universitetet dhe kolegjet.

Këto ekipe futen në turet paraeliminatore dhe shpesh dhurojnë surpriza të mëdha, duke kaluar disa ture, si ndodhi vjet me Tsukuba University, që shkoi deri në turin e katërt, duke eliminuar edhe Fukuoka-n.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Në vitin 2003 u regjistrua edhe ngjarja më e bujshme e kupës, sepse një skuadër studentësh ende adoleshentë ishin shumë pranë kualifikimit ndaj kampionëve të Japonisë.

Çdo klub në futbollin profesionist japonez e ka të garantuar hyrjen në Kupën e Perandorit, ku u shtohen edhe ekipet që fitojnë kupat krahinore. Kanë 47 kompeticione krahinore, nga një për çdo prefekturë në Japoni – dhe aty mund të regjistrohen të gjithë, klubet vendase, universitetet dhe madje edhe shkollat. Shpesh skuadrat universitare arrijnë fitore të bukura kundër ekipeve gjysmëprofesioniste në krahinën e vet, por rrallë ndodh që një skuadër shkolle të fitojë trofeun krahinor dhe të avancojë deri në Kupën e Perandorit. Megjithatë, çdo vit ka befasi dhe në vitin 2003 ajo e kishte emrin Shkolla e Mesme e Bashkisë Funabashi.

Në nëntor të atij viti Yokohama F Marinos u shpall kampion në Japoni dhe në atë kohë klubet amatore luanin turet e para në Kupën e Perandorit. Mes tyre ishte edhe Shkolla Funabashi, fituese e kupës krahinore në Chiba, në bregdetin lindor të vendit.

Në turin e parë Funabashi u ndesh me Thespa Kusatsu, klub gjysmë-amator, i sapongjitur në divizionin e tretë japonez. Përballje e ekuilibruar, Funabashi fitoi 1-0 dhe në turin pasues rezultati u përsërit, kundër Hannan University, që kishte fituar kampionatit e prefekturës në Osaka.

Në turin e tretë futeshin në garë “peshat e rënda” nga J League, ndaj ekipet e vogla luteshin për një përballje me elitën e Japonisë. Lutjet e Funabashit u plotësuan, sepse shorti i vendosi përballë Yokohama F Marinos, 11 ditë para Krishtlindjeve.

Studentët e nisën ndeshjen shumë keq, pësuan dy gola në 6 minutat e para dhe shpresat për surprizë u duk se u shuan. Megjithatë, ata vijuan të luftonin dhe e mbajtën rezultatin 2-0 deri në pushim.

Robert Cullen, një futbollist holandezo-japonez i cili luante te Funabashi në atë kohë dhe tani luan për Leatherhead FC në divizionin e shtatë anglez, kujton: “Po mendonim se do mundeshim nja 10-0, ndaj thjesht po shijonim eksperiencën dhe amtosferën e shkëlqyer”.

Goli i tretë nuk po dukej, edhe pse Yokohama po dominonte, ndërsa në mesin e pjesës së dytë portieri i kampionëve Kenichi Shimokaëa gaboi në një dalje nga zona dhe kapiteni i Funabashit Tatsuya Masushima shkurtoi në 2-1.

Kampionët e Japonisë u turrën në sulm, për të shënuar golin e qetësisë dhe për të shuar entuziazmin e “fëmijëve mistrecë”, por në këtë mënyrë lanë hapësira në prapavijë dhe Funabashi gjeti mënyrën për të kundërsulmuar rrezikshëm, 6 minuta para fundit.

Një top i larguar nga mbrojtja shkoi te Cullen, i cili kishte vetëm 3 mbrojtës dhe një shok skuadre në gjysmëfushën kundërshtare, ndaj vendosi të vraponte i vetëm drejt zonës, duke nisur topin përpara dhe duke i kaluar mbrojtësit me sprintin e tij të fuqishëm, para se të futej në zonë dhe të pasonte për shokun e vet Kota Tanaka, i cili me portën bosh nuk e pati të vështirë të barazonte.

Nga 0-2 në 2-2, fëmijët kundër profesorëve, festë totale në njërin krah, habi e zhgënjim në tjetrin. Dy minuta më vonë Funabashi sulmoi sërish, sulmuesi i futur në pjesën e dytë Toru Kotobuki e gjeti veten në një pozicion të favorshëm dhe tentativa e tij për pasim te një shok bëri që krejt papritur të dilte i vetëm me portierin, sepse topi u përplas te një mbrojtës. Përballë portierit, Kotobuki tentoi ta kalonte topin nga sipër, por ai u përplas te portieri, mori një trajektore të çuditshme dhe kur dukej se po shkonte në rrjetë, u plas në traversë dhe përfundoi në këndore. Sulmuesi i ri i Funabashit ishte pak centimetra larg fitores për shkollën e tij!

Nuk mbaroi aty, sepse kapiteni i Funabashit, Masushima, u ndal me faull nga pas në mesfushë, por arbitri i dha kartonin e dytë të verdhë për simulim, duke e lënë Funabashin me 10 lojtarë. Megjithatë, edhe aq mjaftonin për të rezistuar në 30 minutat e shtesave dhe kualifikimi do të vendosej nga penalltitë. Portieri i Yokohama-s Shimokaëa shleu gabimin e ndeshjes, duke pritur 2 penallti, ndërsa Yokohama nuk gaboi, duke fituar 4-1.

Ëndrra mori fund për nxënësit e guximshëm, por kujtimi mbetet i paharrueshëm. “Nuk e prisnim atë ndeshje”, thotë Cullen 15 vite më vonë. “Ishim thjesht një skuadër shkolle që fitoi 2 ndeshje dhe më pas do përballej me kampionët e Japonisë. Habitëm gjithkënd, ishte një ndjesi mahnitëse. Çdo televizion po fliste për atë ndeshje, ka ende njerëz që e mbajnë mend atë histori. Kur takoj tifozë të ndryshëm, të gjithë ma kujtojnë atë histori, jam shumë krenar”.

Funabashi nuk është kualifikuar më për në Kupën e Perandorit që atëherë, por gjysma e ekipit të vitit 2003 luajti në futbollin profesionist, me Masushima dhe Cullen që luajtën edhe me kombëtaren e të rinjve. Djemtë e shkollës Funabashi nuk e realizuan të pamendueshmen, por u dhanë një leksion të paharrueshëm kampionëve të Japonisë.

SHËNIM – Ky artikull është marrë nga These Football Times



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: