Friday , December 14 2018
Home / Kulture / Krijimtaria e Mid’hat Frashërit në një ekspozitë (Foto)

Krijimtaria e Mid’hat Frashërit në një ekspozitë (Foto)

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe të kulturës mbarëkombëtare, Mid’hat Frashëri, në kuadër të javës përkujtimore në 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit, hapi ekspozitën që përmbledh veprimtarinë dhe botimet e çmuara të Lumo Skendos (pseudonimi letrar i Mid’hat Frashërit), nga shkrimi i tij i parë në revistën më të rëndësishme të botës shqiptare “Albania” në vitin 1897 apo në revistën “La Nazione Albanese” më 1900, por edhe revistat e gazetat që ai drejtoi e themeloi si “Lirija”, “Kalendari kombiar” apo “Dituria”, deri në botimet më të fundit të veprës së tij.

#td_uid_1_5beaf6402e7a9 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/11/mili-1-1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5beaf6402e7a9 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/11/mili-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5beaf6402e7a9 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2018/11/mili-2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Në arkivën e Bibliotekës Kombëtare ruhen botimet e tij të para si “Naim be Frashëri” (Sofje, 1901); “Dhetregonjë : librë për në shkollë” (Sofje, 1902); “Naim Beg Frashëri : (traduzione dall’albanese)” (Catanzaro, 1903); “Këndime për shkollat e para” (Selanik, 1910); “Këndime: për reshtatë filltare” (Selanik, 1910); “Këndime : për skolat e para” (Selanik, 1910); “Këndime : pas programit të mësonjëtorevet të para” (Stamboll, 1912); “Hi dhe shpuzë : frymëzime, novela, kujtime” (1915);

“L’ Affaire de l’Epire : le martyre d’un puple” (Sofie, 1915); “Letra mi një udhëtim në Svicrë” (1915); “Pour l’Albanie” (Lausanne, 1919); “Albanais et sllaves” (Lausanne, 1919); “Le Mouvement anti-italien en Albanie” (1920); “L’ Albanie : le petrole albanias – le budget 1921-1922 – commerce de tabacs” nga Léon Husson, G. Recoing dhe Mid’hat Frashëri (me pseudonimin Adriatiku); “Albania : zece ani de istoria albanezâ” (1921); “Le Différend albano-serbe” (Constanza, 1921); “Albanie : panorama politique” (Paris, 1922); “Plagët tona : çë na mungon?:

çë duhet të kemi” (1924); “Gruaja : librë për gratë dhe për burratë : dedikuarë trupit arsimor Shqiptar” (1928). Krahas tyre, për këtë ekspozitë janë përzgjedhur edhe shqipërimet si: metodat e F. Ahn për mësimin e gjuhëve të huaja anglisht dhe frëngjisht botuar në Bukuresht dhe Sofje më 1902 dhe 1908;

shqipërimi i “Robinsoni” i Daniel Defoes botuar në Selanik më 1910; “Bëje të mirën pa hidhe në det : prallë për djemtë” i Franc Hofman (Sofje, 1910); “Shkurtabiq’ i verdhë. Miu i vockël. Sorkadhe e bardhë” nga Marie Catherine d’ Aulnoy (Sofje, 1913) apo shqipërimi i “Gyjom Telli” të Alphonse De Lamartine botuar më 1898; “Historia e Shqiptarevet t’ Italisë” i Petro Scaglione (1921); “Psikologji e edukatës” i Gustave Le Bon (1923).

Një vend të rëndësishëm zë edhe botimi i “Fjalori i Marko Boçarit : le lexique de Marc Botzari” me parathënie në shqip dhe frëngjisht nga Mid’hat Frashëri botuar në vitin 1926. Mungojnë edhe ribotimet pas viteve ’90 si “Hi dhe shpuzë : proza poetike, novela, kujtime” (1995); “Vepra : Naim Frashëri. Hi dhe shpuzë. Plagët tona” (Prishtinë, 1996); “Naim Frashëri : jetëshkrim” (1996); “Pjesë të zgjedhura nga vepra” (1997); “Shqiptarë dhe sllavë” (1998);

“Çështja e Epirit : triptik essesh : përkthim” (1998); “Mbresa udhëtimesh : 1911-1921 : Shkup, Kosovë, Sofje, Zvicër, Paris” (1999); “Fati i Shqipërisë” (1999); “Letërkëmbime” (2000); “Diturija” (1999); “Udhëtarët e huaj në Shqipëri gjer në fund të shekullit XIX” (1999); “Plagët tona : ç’ë na mungon? Ç’ë duhet të kemi? (1999); “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë” (2005); “Or’ e fundit : proza letrare dhe dokumentare” (2007);

“Plagët tona : çë na mungon? çë duhet të kemi?” (2008); “Foleja kombëtare : dramë historike me katër akte” (2008); “Elita shqiptare : një studim mbi veprimtaritë kryesore të Mid’hat Frashërit (Lumo Skendo) dhe pjesë të zgjedhura nga vepra e tij” (2008);

“Fati i Shqipërisë : esse të zgjedhura” (2009); “Bibliographie albanaise : [description raisonnée des ouvrages publiès en Albanais ou relatifs a l’Albanie du quinzième siècle a l’année 1900]” i Emile Legrand, plotësuar nga Mid’hat Frashëri dhe Henri Gûys (2011); “Udhëtarët e huaj në Shqipëri gjer në fund të shekullit XIX” (2012); “Çështja çame” (2013); “Kritika” (2016); “Shqiptarët në vendin e tyre dhe jashtë” (2016);

“Vepra të zgjedhura (2017) dhe botimin anastatik të revistës “Dituria” (2018), përgatitur nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë vizitorët në hollin e Bibliotekës Kombëtare.

13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)


Source link

Check Also

Historia e detektivit Sherlok Holms vjen në Teatrin e Metropolit

Shfaqja “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” nga Ken Ludvig dhe regji nga Shkëlzen Berisha …

%d bloggers like this: