Wednesday , November 14 2018
Home / Sport / Krenar për 6 sezonet te Ferrari, largohem me kokën lart

Krenar për 6 sezonet te Ferrari, largohem me kokën lart

Me një fitore dhe 10 podiume në aventurën e tij të dytë me Ferrarin, në moshën 39-vjeçare, piloti filnandez Kimi Raikkonen do t’i thotë sërish lamtumirë makinës “kokëkuqe”, për të pilotuar vitin tjetër një Sauber. Viti 2018 vlerësohet si sezoni më i mirë për Raikkonen, që 6 vite më parë u rikthye në Maranello për të pilotuar Ferrarin, me të cilin në vitin 2007 u shpall edhe kampion bote në Formula 1.

Makina italiane vendosi ta largojë pilotin finlandez për t’i lënë vendin një 22-vjeçari, Charles Leclerc, që është 10 vjet më i ri edhe se Sebastian Vettel, piloti tjetër i “kokëkuqes” për vitin 2019. Kështu, Raikkonen, për të dytën herë në karrierën e tij “hap krahun” për një pilot më të ri, ashtu sikurse pat bërë një dekadë më parë, kur u largua për t’i lënë vendin Fernando Alonso.

Më vjen keq që largohem, por nga ana tjetër jam krenar për këto 6 sezone me Ferrarin, ku kam dhënë gjithçka. Do të dëshiroja të kisha fituar më shumë gara, por ishte e pamundur, në ndonjë rast edhe jam detyruar të sakrifikohem për skuadrën. Më vjen mirë që largohem me një fitore, por tani është koha që të shoh përpara. Përvoja ime do të më ndihmojë te Sauber”, tha Kimi Raikkonen.



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: