Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Kalon edhe amendamenti i tretë në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Kalon edhe amendamenti i tretë në Komisionin për Çështje Kushtetuese

Me dhjetë vota për dhe dy kundër, Komisioni për Çështje Kushtetuese miratoi edhe propozim amendamentin e tretë për ndryshimet kushtetuese, që janë në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

Amendamenti i tretë duhet të konfirmohet se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale ndaj vendeve fqinje dhe respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike.

Anëtarët e Komisionit nga radhët OBRM-PDUKM-së theksuan se amendamenti është i panevojshëm dhe duhet të tërhiqet sepse vendi ynë nuk ka dhe nuk ka pretendime territoriale ndaj ndonjë vendi fqinjë.

Gjatë dy ditëve të kaluara janë miratuar dy propozim amendamente që kanë të bëjnë me termin “Veri” dhe ndryshimin në Preambulë. /Telegrafi

Huazuar nga

Check Also

Ristevska: Reformat në sistemin e pensioneve do të parandalojnë krijimin e deficitit

Reformat në sistemin pensional nuk kërcënojnë shtyllën e parë, thotë Irena Ristevska nga Ministria e …

%d bloggers like this: