Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Kacifas e parashikoi vdekjen, çfarë bisedoi me gruan

Kacifas e parashikoi vdekjen, çfarë bisedoi me gruan

GREQI

Mediat greke i kanë kushtuar hapësirë të veçantë vrasjes nga RENEA dhe ceremonisë së varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Kacifas në Bularat të Gjirokastrës.

Në një artikull të zgjeruar të saj, gazeta greke “Espresso” ka zbuluar detaje të reja për jetën dhe bisedën e fundit të 35-vjeçarit me bashkëshorten e tij para se të vritej pas dyluftimit me forcat e RENES.

Media greke, duke iu referuar dëshmisë së një bashkëfshatari të Kacifas shkruan se 35-vjecari e kishte parashikuar vdekjen e ti para se të ndodhte.

“Heroi e kishte parashikuar vdekjen e tij para se të ndodhte. Kohët e fundit, 35-vjeçari jetonte i vetëm në fshat, duke bërë punë të ndryshme për të jetuar. Një javë para se të jepte frymën e fundit, gruaja e tij e thirri të shkonte në shtëpinë e saj pas festës së 28 tetorit (festa kombëtare e Greqisë) që t’i rregullonte një dollap. Sikur t’u paraprinte atyre që ndodhën, minoritari krenar iu përgjigj: ‘Jo, nuk vij tani. Nuk dua të kem gjëra të pa përfunduara pas 28 tetorit’”- shkruan media greke “Espresso”.

NGJARJA

Në prag të zhvillimit të festes se Greqisë, e cila si çdo vit u organizua edhe në qendër të fshatit Bularat në Gjirokastër, të shtëna me armë tronditën zonën. Policia, e cila ishte stacionuar në qendër të fshatit për mbarëvajtjen e festës menjëherë është nisur ne drejtimin nga janë dëgjuar të shtënat, ndërsa identifikoi edhe personin që qëlloi me armë. Kostandin Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri ky shtetas ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin. Shtetasi Kostandinos Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së Gjirokastër shkoi dhe nje helikopter i Ministrisë se Brendshme dhe forcat speciale RENEA nga Tirana, te cilat benee te mundur edhe lokalizimin e autorit. Por pasi nuk iu pergjigj thirrjes se policise per t’u dorezuar, 35-vjecari qëllonte me armë zjarri, ndërkohë që mbeti i vrarë.

(d.d/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Vlora dhe Laçi në ‘kthetrat’ e maskave!

TIRANE Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ dy ngjarje në …

%d bloggers like this: