Wednesday , November 14 2018
Home / Sport / Juventus ofron 3 lojtarë tek United për të marrë Paul Pogba

Juventus ofron 3 lojtarë tek United për të marrë Paul Pogba

Juventus është gati të lëvizë çdo gur për të bërë të mundur rikthimin në Serinë A të mesfushorit francez Paul Pogba. Dashuria që tifozët bardhezinj treguan për kampionin e botës në ndeshjen e kthimit të Champions League këtë mesjavë ishte një tjetër sinjal se dyert e skuadrës së Juventusit janë gjithnjë të hapura për Pogba. Sipas të përditshmes britanike “Express”, drejtuesit e dy klubeve janë ulur në bisedime për të sqaruar këtë situatë dhe lajmi i ri është se bardhezinjtë kanë ndryshuar strategji.

Për të marrë Pogba, Juventus është gati të ofrojë edhe një nga yjet e skuadrës së tij, përveç parave, për të mbyllur këtë transferim sa më shpejt të jetë e mundur. Drejtuesit me Juventusit kanë hedhur në tryezën e bisedimeve 3 emra: mbrojtësin e qendrës Medhi Benatia, anësorin e majtë Alex Sandro dhe sulmuesin Mario Mandzukic, duke i lënë dorë të lirë skuadrës së Manchester United që të zgjedhë njërin prej tyre. Pritet që skuadra e “djajve të kuq” të reflektojë nga kjo ofertë, duke qenë se e ardhmja e Pogba nuk do të jetë në “Old Trafford”.



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: