Friday , December 14 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Ikën pa adresë, burri denoncon në polici zhdukjen e gruas

Ikën pa adresë, burri denoncon në polici zhdukjen e gruas

TIRANE

Një 43-vjeçar nga Tirana ka dhënë alarmin në polici, pasi prej disa ditësh gruaja e tij është larguar pa adresë nga shtëpia.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet A.C., denoncoi para bluve se gruaja e tij, 34-vjeçarja me inicialet D.C., vjeçe 34, ishte larguar prej disa ditësh nga banesa.

Pas kallëzimit në fjalë, policia nisi kërkimet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Homazh viktimave të urës Morandi, ngrihet flamuri shqiptar

Katër muaj nga shembja e urës Morandi , miq dhe të afërm kanë kujtuar viktimat …

%d bloggers like this: