Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Kosova / Haradinaj: Presioni nuk e largon masën 10 për qind për produktet serbe

Haradinaj: Presioni nuk e largon masën 10 për qind për produktet serbe

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur sot për vendosjen e taksën prej 10% ndaj produkteve serbe. Ka thënë se nuk është vendosur nga arroganca apo lazdrimi, por si masë mbrojtëse. Kur përmend CEFTA-n, thotë se Serbia qysh nuk respekton rregullat e saj.

Ndërsa, sipas Haradinajt, Serbia po bënë veprime jo etike, jo diplomatike dhe joligjore. E derisa nuk i ndalë këto, Haradinaj thotë se nuk do e heqin këtë masë.

“Dikur Serbia ka marrë obligim që të mos e pengojë Kosovën në anëtarësimin në organizata rajonale e ndërkombëtare, ka marrë përsipër që të tërhiqet nga një ‘luftë’, ta quajmë ashtu në planin global kundër Kosovës. Tani është shumë agresive, gjoja në tërheqjen e njohjeve duke shfrytëzuar edhe metoda e veprime që janë jo etike, jodiplomatike edhe joligjore besa”.

“Pastaj kemi një agresivitet të madh për qytetarët e Kosovës, serbët e Kosovës, kërcënime ndaj tyre, familjeve që janë anëtarë të FSK-së, pra është një, po e quaj ashtu një agresivitet i rritur, të cilit ne jemi të detyruar t’i themi stop, duke shfrytëzuar një instrument legjitim të vendit tonë, pra masën ndaj prodhimeve të Serbisë, po ashtu duke bërë kujdes që me këtë masë të mos prekim prodhimet ose produktet ndërkombëtare apo vendet ndërkombëtare”.

“Kjo është masa më reale që kemi mundur ta marrim, përkundër faktit që President i Vuçiq e interpreton këtë si shkelje të disa normave. E vërteta është se Serbia nuk ka respektuar normat e CEFTA-s deri tani, nuk kanë pse të thirrën në CEFTA-n tani, kjo është masë legjitime e jona, mbrojtëse, nëse jemi të detyruar ne mund të mbrohemi duke e rritur këtë masë nga dhjetë për qind në njëzetë, tridhjetë apo deri në atë finale. Pse e them këtë? Se vërtetë jemi të detyruar, jemi të mbështetur për muri, nuk kemi kah të shkojmë si Kosovë”, ka deklaruar në një intervistë për kp.

Mes tjerash, thotë se këtë nuk po e bënë as për pushtet, ngase sipas tij, partitë shqiptare në Kuvendin e Kosovës e përkrahin.

“Pra ne në pakufi nuk mund të mos e mbrojmë veten e dua ta them edhe një herë, ta shfrytëzoj rastin, e para të iu them qytetarëve serbë të Kosovës që janë qytetarë të këtij vendi, se në mes të marrëdhënieve Kosovë-Serbi do të ketë paqartësi, po këto ne nuk i përdorim kundër qytetarëve të Kosovës, me këtë nuk po e kërkojmë mëshirën, as simpatinë veç për votë në parlament apo për ta mbajt koalicionin në pushtet, se partitë shqiptare më kanë deklaruar se nëse ty do të të rrëzojë Lista Serbe, ne nuk të rrëzojmë. Po e përsëris, nuk i kemi target serbët e Kosovës, edhe ta dinë Brukseli, Uashingtoni, Berlini, Roma, Londra e Parisi që nuk jemi kundër tyre, por do të mbrohemi nga Serbia. Këtë do ta bëjmë”, thotë ai.

Haradinaj deklaron se kjo masë nuk do hiqet me ndonjë presion, por vetëm atëherë, sipas tij, kur Serbia disiplinohet dhe nuk përdor arrogancë në raport me Kosovën.

“Do ta vlerësojmë bashkërisht, nëse ndalet ky agresivitet nëse Serbia e disiplinon veten në raport me Kosovën, ose nëse Bashkësia Ndërkombëtare arrin ta disiplinojë, ne jemi të gatshëm ta shkurtojmë, por nuk mund ta heqim me ndonjë presion ose shantazh mbi ne, ose me rritje të agresivitetit, janë gabim nëse shkojnë kësaj rruge në Beograd, ose kudo qoftë, nuk shkon ashtu, pra nuk jemi të interesuar ta heqim”, deklaron ai.

Kryeministri i Kosovës deklaron se janë për dialog, por thotë se nuk mund të mos e mbrojnë veten nga një agresivitet i tillë.

Source link

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

%d bloggers like this: