Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Kosova / Haradinaj: Nuk di çka kanë biseduar Thaçi e Vuçiq në Bruksel, për Asociacionin s’ka asgjë të re

Haradinaj: Nuk di çka kanë biseduar Thaçi e Vuçiq në Bruksel, për Asociacionin s’ka asgjë të re

Kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka asnjë informacion se për çfarë temash është biseduar në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj, gjatë aksionit të pastrimit të Parku i Gërmisë, shtoi se takimi mes dy krerëve të shteteve po zhvillohen në kuadër të dialogut, por që ka siguruar se ai nuk i di detajet e takimit.

“Nuk kam asnjë informatë me beson çka ka ndodhur atje. Janë takimi që po vazhdojnë mes dy presidentëve. Nuk di detaje çka ka ndodhur atje, ju siguroj”, tha Haradinaj, raporton E.O.

Pas takimit të enjten presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se pala serbe kishte përdorur diskurs të ashpër në këtë takim, ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq kërcënoi me mosvazhdim të dialogut nëse Kosova nuk e heq taksën doganore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Ndërsa sa i përket draft-statuti të Asociacionit të Komunave Serbe, tha se nuk ka ndryshuar asgjë qe tre muaj, kur ka përfunduar afati i caktuar nga BE-ja për dorëzimin e draftit nga ekipi menaxhues.

“Nuk ka ndryshim nga ato që i kam thanë qe tre muaj e tutje nuk ka asnjë ndryshim. Nuk ka ndodhur asgjë me draft status. Qe tre muaj çka kam thënë është e njëjta”, tha ai.

Source link

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

%d bloggers like this: