Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Gruevski nuk u paraqit në burgun e “Shuto Orizares”

Gruevski nuk u paraqit në burgun e “Shuto Orizares”

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski deri në orët e mëngjesit nuk ka qenë i paraqitur në burgun e “Shuto Orizares”, ku duhet të filloj shlyerjen e dënimit me burg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë para burgut ekipet e gazetarëve pothuajse nga të gjithë mediat kanë qenë në pritje të Gruevskit. Nuk ka pasur njoftim zyrtare për atë nëse iu është dërguar vendimi, por jozyrtarisht, janë bërë tri përpjekje për t’ia dërguar vendimin në shtëpinë e tij.

Gruevski pasi që ta merr vendimi, do të duhet menjëherë të paraqitet burg për shlyerjen e dënimit për blerjen e mercedesit luksoz. Vendimi Gruevski mund t’i dërgohet ditën e hënë, pasi që ish-kryeministri duhet të paraqitet në Gjykatë për seancën e lëndës “Titanik”.

Nëse Gjykata vërteton se Gruevski po ikën nga pranimi i vendimit do të tentojë ose arrestimin e tij ose do të lëshohet urdhër arresti./Telegrafi/

Huazuar nga

Check Also

Dimitrov: Gruevski s’mundet të kërkoj shpëtim nga vendet anëtare të BE-së

Ministi i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov është prononcuar në lidhje me ikjen e ish …

%d bloggers like this: