Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Shqipëria / Gruaja në Lezhë konsumon pesticide, ndërron jetë në spital

Gruaja në Lezhë konsumon pesticide, ndërron jetë në spital

LEZHE

Një 42-vjecare ka ndërruar jetë në fshatin Tresh të Lezhës, pasi është helmuar duke konsumuar pesticide.

Policia bën me dije se viktima është  shtetësia me inicialet V.Gj, e cila ka ndërruar jetë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që e kanë shtyrë gruan të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

“Më datë 09. 11. 2018, në fshatin Tresh, në banesë, është vetëhelmuar me pesticide, shtetësia V. Gj., vjeçe 42, e cila vdiq në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Huazuar nga

Check Also

Vlora dhe Laçi në ‘kthetrat’ e maskave!

TIRANE Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ dy ngjarje në …

%d bloggers like this: