Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Fyhet rëndë deputeti maqedonas para shtëpisë së tij (VIDEO)

Fyhet rëndë deputeti maqedonas para shtëpisë së tij (VIDEO)

“Spiun, si s’të vjen turp, homoseksual, valoni me flamurin shqiptar…”, janë disa nga akuzat që kryetari i partisë proruse “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Bacev, ia bëri deputetit Sasho Vasilevski, që votoi pro ndryshimeve kushtetuese për emrin. Deputeti i deritanishëm i VMRO-DPMNE-së, Vasilevski ka dalur dhe ka takuar protestuesit që ishin mbledhur para shtëpisë së tij dhe ka marrë kërkesat e një grupi të protestuesve, që udhëhiqeshin nga Janko Bacev. Në një moment situate është tensionuar dhe ka pasur sulme verbale ndaj deputetit Vasilevski nga ana e Bacev.

“Si stë vjen turp, spiun, deputet populli. Me sa para të kanë blerë, kopil… e shitët shtetin.”, ka akuzuar Bacev. Por Vasilevski e ka ironizuar duke i thënë që të largohet dhe të shkojë të valojë me flamuj, duke aluduar në ate rus, por përgjigja e Bacev ka qenë akuzë e rëndë duke i thënë që deputeti të valojë flamurin e shqiptarëve dhe homoseksualëve. (INA)

Huazuar nga

Check Also

Ndotja e ajrit, gjendja më e rëndë në Shkup –

13 Nëntor 2018 / 15:21 Shumë qytete në Maqedoni, përfshi këtu edhe Shkupin çdo ditë …

%d bloggers like this: