Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Kosova / Djali i Xhemail Mustafës, flet për Isën, Thaçin, Veselin e Kurtin

Djali i Xhemail Mustafës, flet për Isën, Thaçin, Veselin e Kurtin

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa në intervistën dhënë për emisionin “Personale” në RTV Dukagjini ka dhënë opinionet e tij për disa nga personalitetet kryesore politike në Kosovë.

Duke folur për kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, Besiani ka thënë se është i pari kryeministër që ishte një ekonomistë i mirëfilltë.

“Në rrethanat që ka vepruar, ka bërë maksimumin për zhvillimin ekonomik të Kosovës”, tha Besian Mustafa.

I biri i veprimtarit vrarë  të LDK-së, Xhemail Mustafa, presidentin Hashim Thaçi e quajtur si “produkt të rrethanave historike dhe socio ekonomikë të Kosovës gjatë viteve ’90 dhe kryesisht edh atyre të pasluftës që kanë rezultuar të bëhet kryeministër dhe tashmë president”, tha ai.

Edhe Kadri Veselin, Berian Mustafa e ka quajtur produkt i rrethanave socio ekonomike të Kosovës.

“Personalisht e njoh shumë pak z.Veseli, për shkak të moshës që kam. Veseli shpreh vazhdimisht dëshirë të udhëheq partinë e tij drejt së ardhmes, por do të shohim në të ardhmen rezultatet e punës së tij”, tha zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Besian Mustafa, për Albin Kurtin ka thënë se është ndër njerëzit që ka lexuar më së shumti në Kosovë, dhe sipas tij, kjo vërehet në fjalorin që ka i pari i Vetëvendosjes dhe argumentet që ai ndërton.

“Në nivelin personal, nuk pajtohem me pikëpamjet që z.Kurti ka për kahjen ekonomike që duhet të merr Kosova. Unë jam ithtarë i flaktë i tregut të lirë, ndërsa kam përshtypjen, me aq sa e lexoj z.Kurti- shpresoj ta kem gabim, pikëpamjet e tij janë që të kemi një shtet të fuqishëm e individë jo aq të fuqishëm – e unë besoj në të kundërtën”, deklaroi Besian Mustafa./Telegrafi/

Source link

Check Also

Asistentët të domosdoshëm për fëmijët me aftësi të kufizuar

Mungesa e asistentëve për fëmijët me aftësi të kufizuar që vijojnë mësimet, po vlerësohet se …

%d bloggers like this: