Wednesday , November 14 2018
Home / Sport / Dëmtimi i Curry, ja sa ndeshje do të mungojë ylli i Golden State

Dëmtimi i Curry, ja sa ndeshje do të mungojë ylli i Golden State

Skuadra e Golden State Warriors nuk do të ketë kapitenin e saj Stephen Curry të paktën një javë. Ka qenë ky rezultati i rezonancës magnetike, sipas së cilës lojtari ka nevojë për disa ditë pushim, pas një problemi fizik në kofshën e majtë, të dëmtuar në ndeshjen që Warriors humbën dy ditë më parë me Milwaukee. Në këtë sfidë, Curry u largua në mesin e periodës së tretë, i dëmtuar, por për fat problemi nuk është shumë i rëndë, thjesht një tërheqje.

Rezonanca na dha një lajm inkurajues, pasi dëmtimi nuk është shumë serioz. Mund të kishte shkuar edhe më keq”, u shpreh trajneri Steve Kerr, që nuk do të ketë lojtarin vetëm në dy ndeshje. Curry pritet të qëndrojë pushim në ndeshjet që Golden State do të luajë ndaj Brooklyn dhe Clippers, për të qenë gati për sfidën ndaj Oklahoma. Këtë sezon, basketbollisti i Warriors ka një mesatare prej 29.5 pikësh për ndeshje.

Nuk do të bëjmë asnjë çmenduri. Stephen do të luajë vetëm kur të jetë rikuperuar 100%. Ky lloj dëmtimi i bën të vështira lëvizjet anësore në fushë, ndaj ai do të luajë vetëm kur të ketë fituar 100% aftësitë për të lëvizur në fushë. Të shohim se si do të shkojnë gjërat, skuadra do të luajë edhe për të”, tha më tej trajneri Steve Kerr. Skuadra e tij ka arritur 10 fitore e vetëm 2 humbje deri më tani në NBA.



Source link

Check Also

Ky nuk është bejsboll, por futboll!

Dorados, skuadra që drejtohet nga Diego Armando Maradona, e mbylli sezonin e rregullt të Divizionit …

%d bloggers like this: