Wednesday , November 14 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Bullgaria dorëzon mbi 30 faqe me vërejtje për librat e historisë

Bullgaria dorëzon mbi 30 faqe me vërejtje për librat e historisë

Bullgaria ka dorëzuar mbi 30 faqe me vërejtje për librat e historisë në Maqedoni ka deklaruar kështu zv.kryeministrja Ekaterina Zaharieva.

E pyetur në parlament ajo ka thënë se Komisioni i përbashkët për histori dhe arsim i formuar pas nënshkrimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë tashmë ka pasur dy takime dhe të tretin duhet të mbajnë diku ka fundi i muajit e ku do të rishikohen librat e historisë në të dy vendet.

Zaharieva ka thënë se edhe përkundër asaj që komisioni bullgar ka dorëzuar shumë vërejtje atmosfera e punës në komision vazhdon të jetë shumë konstruktive duke thënë se dy qeveritë e të dy vendeve kanë rëndësinë që të arrijnë pajtim për historitë e të dy vendeve.

Anëtarët e komisionit të përbashkët tashmë kanë miratuar metodologjinë e punës derisa është dakorduar që mbledhjet të mbahen me rotacion njëherë në Bullgari e më pas në Maqedoni.

Huazuar nga

Check Also

Ristevska: Reformat në sistemin e pensioneve do të parandalojnë krijimin e deficitit

Reformat në sistemin pensional nuk kërcënojnë shtyllën e parë, thotë Irena Ristevska nga Ministria e …

%d bloggers like this: