Tuesday , November 13 2018
Home / Lajme nga Maqedonia / Bashkia e Shkupit: Po punojmë për zgjidhjen sistematike të problemit me ndotjen e ajrit

Bashkia e Shkupit: Po punojmë për zgjidhjen sistematike të problemit me ndotjen e ajrit

Bashkia e Shkupit ka reaguar ndaj deklaratës së Irena Popovës nga radhët e OBRM-PDUKM-së, siç thonë, për gënjeshtrat dhe akuzat e pa baza të saj, njofton Telegrafi Maqedoni.

Bashkia e Shkupit i mohon akuzat dhe thëniet e pa baza të këshilltare në lidhje me aktivitet dhe përpjekjet e Bashkisë së Shkupit në luftën kundër ajrit të ndotur.

“Ne duam të informojmë opinionin se Bashkia e Shkupit, në kuadër të kompetencave të saja, po punon për një zgjidhje sistematike të problemit të ndotjes së ajrit përmes zbatimit të aktiviteteve të përcaktuara me Planin për përmirësimin e cilësisë së ajrit që mbulon 53 masa afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata”, thuhet në Deklaratën e Bashkisë së Shkupit.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se po i afrohet këtij problemi djegës në mënyrë strategjike dhe realizon masa në të gjitha fushat që që kontribuojnë në ndotjen e ajrit të ambientit./Telegrafi/

Huazuar nga

Check Also

Gruevski në Hungari, ja çfarë thonë nga qeveria hungareze – TV-SHENJA

“Nuk mund të konfirmojmë e as të mohojmë. Nuk jemi në mundësi të komentojmë mbi …

%d bloggers like this: